Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali FIFA-s, ndërhyjnë edhe sponsorët – kërkojnë ndryshime

28/05/2015
Skandali FIFA-s, ndërhyjnë edhe sponsorët – kërkojnë ndryshime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyrtarët e futbollit europian thanë sot se nuk do të bojkotojnë votimin që pritet gjerësisht të çojë në një mandat të pestë për zotin Sepp Blatter si president i FIFA-s, megjithë kundërshtimin e tyre ndaj kandidaturës së tij. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i cili është një kundërshtar i fortë i zotit Blatter, nuk bëri komente për median pas arritjes sot në Zyrih për takimin e UEFA-s. Nesër pritet të mbahet kongresi i FIFA-s, e cila është tronditur nga arrestimet e disa prej zyrtarëve të saj kryesorë në suazën e një hetimi për korrupsion. Gara për zgjedhjen e presidentit të FIFA-s zhvillohet mes kreut të tanishëm Blatter dhe Princit Ali bin Al Hussein të Jordanisë.
Sponsorët po i kërkojnë entit administrues të futbollit botëror, FIFA, që të bëjë ndryshime, tani që SHBA dhe Zvicra kanë shpallur hetime në shkallë të gjerë për korrupsion. Ndërkohë, federatat rajonale të futbollit po debatojnë për të ardhmen e udhëheqësit të saj, i cili shpesh është vënë nën kritika.
Kompania e kartave të kreditit Visa bëri deklaratën më të fortë, pas shpalljes dje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë të aktakuzave që përfshijnë 14 persona, për vepra të tilla si shantazh, mashtrim me transferim fondesh dhe pastrim parash.
Kompania Visa shprehu zhgënjim të thellë dhe tha se pa reforma, kompania do të rishikojë pjesëmarrjen e saj në sponsorizimin e FIFA-s.
Edhe Coca Cola tha se ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësim në lidhje me akuzat dhe pret që FIFA t’i analizojë plotësisht këto çështje. Nga ana e saj Adidas i bëri thirrje FIFA-s për të “ndjekur standardet e transparencës”.
Ndërkohë, Konfederata aziatike e Futbollit tha se planet për votimin e nesërm për presidentin e FIFA-s nuk duhet të ndryshohen dhe se ajo mbështet presidentin e tanishëm Sepp Blatter.
Federata Evropiane, UEFA, ka bërë thirrje që votimi të shtyhet për gjashtë muaj, duke thënë se “ekziston një nevojë e madhe për një ndryshim në udhëheqjen e FIFA-s”.
Zoti Blatter nuk është mes nëntë zyrtarëve të lartë të FIFA-s të akuzuar të mërkurën. Ai bëri një deklaratë, ku u zotua se ata që janë përfshirë në veprime të tilla “do të nxirren jashtë loje”.
Hetimi amerikan për FIFA-n përfshin një periudhë kohore që fillon nga viti 1991. Akuzat përfshijnë drejtues mediash sportive, që thuhet se kanë rënë dakord të paguajnë ose kanë paguar ryshfete deri në 150 milionë dollarë. Akuzat përfshijnë edhe veprime korruptive lidhur me zgjedhjet për presidentin e FIFA-s në vitin 2011 dhe me sponsorizimin e Federatës Braziliane të Futbollit nga një kompani amerikane veshjesh sportive.
Autoritetet në Zyrih të Zvicrës arrestuan dje shtatë vetë, ndërsa FBI-ja kontrolloi në Miami zyrat e CONCACAF-it, administrata rajonale e futbollit për Amerikën Veriore dhe Qendrore.
Ndërkohë, sot, Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi SHBA për akuzat e ngritura kundër zyrtarëve të FIFA-s, duke thënë se kjo është një përpjekje për ta shtrirë juridiksionin e tyre në vende të tjera. Ai tha se SHBA po përpiqen gjithashtu të pengojnë rizgjedhjen e zotit Blatter në krye të FIFA-s.
Rusia do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës në vitin 2018, ngjarja kryesore sportive që organizon FIFA.
Mënyra se si u zgjodh Rusia për Botërorin 2018 është pjesë e hetimeve zvicerane për mashtrim dhe pastrim parash.
FIFA thotë se është duke bashkëpunuar plotësisht me SHBA dhe autoritetet zvicerane, dhe se është në “interesin më të lartë” të organizatës që, të gjitha pyetjet të marrin përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.