Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqi ndaj imamëve, dëshmon i kthyeri: Kam qenë në Siri në ndihmë të vëllezërve myslimanë

02/06/2015
Gjyqi ndaj imamëve, dëshmon i kthyeri: Kam qenë në Siri në ndihmë të vëllezërve myslimanë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka vijuar edhe sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi ndaj 9 të akuzuarve për rekrutim të personave për luftën në Siri. Në seancën e sotme ka dëshmuar një prej personave të kthyer nga Siria, Edmond Suparaku.
Ai ka refuzuar të bëjë betimin për vërtetësinë e dëshmisë së tij para gjykatës duke thënë se betohet vetëm para Allahut.
Në seancën e mbajtur këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Shpataraku ka deklaruar se është shoqëruar për në Siri nga Gerti Pashja, imami i Xhamisë së Elbasanit, aty ku besimtari mysliman është njohur me hoxhën.  Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se për të luftuar në Siri ishte trajnuar.
Dëshmitari nuk ka pranuar të ketë marrë asnjë lek në këmbim të vajtjes në Siri. Sipas tij, në Siri është trajnuar për luftë dhe ka ndihmuar në zonat e konfliktit, me një qëllim.
“Sirinë e kam marrë si ndihmë për vëllezërit myslimanë. Kam qenë se e kam ndierë si detyrim për të mbrojtur nderin e motrave myslimane që po përdhunohen atje, dhe fëmijët e pafajshëm që po vriten. Në Siri kam qenë i shoqëruar nga Gerti Pashja, me të jam njohur në një xhami në Elbasan. Kam qenë dy herë nga tre muaj për t’u trajnuar për luftë”, mësohet se ka thënë 23-vjeçari në dëshminë e tij në gjykatë.
imamet e akuzuar per xhihadizemGjatë seancës së të martës në gjykate dëshmuan dhe tre dëshmitarë të tjerë të akuzës të cilët pranuan se kanë qenë në Siri, po mohuan se janë dërguar nga 9 të akuzuarit. Ata thanë se këtë gjë e kanë bërë me dëshirën e tyre. I pandehuri Gerti Pashja i kërkoi gjykatës që t’i shpjegojë se ku qëndron akuza për terrorizëm, duke thënëse te shkosh në Siri nuk përbën vepër penale.
Prokuroria e Krimeve te Renda grumbulloi prova gjatë hetimeve të këtij grupi se ata rekrutonin luftëtarë për Shtetin Islamik. Javën e shkuar një nga dëshmitarët, Zamir Mani nga Shkodra tha se imami Genci Balla i kishte dërguar ish-bashkëshorten dhe djalin 5-vjeçar në Siri, një prej dëshmive kyç kjo në procesin kundër 9 të arrestuarve për terrorizëm.
Gjyqi ndaj imamëve të vetëshpallur të vënë nën akuzë për rekrutimin e luftëtarëve drejt Sirisë ka qenë i vështirë për shkak se nuk pranojnë të mbrohen nga avokatë.
“Na mbron Allahu”, kanë deklaruar ata në seancat e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.