Glover në dijeni të problemeve me zgjedhjet në Durrës, takim me Dumën...

Glover në dijeni të problemeve me zgjedhjet në Durrës, takim me Dumën për më shumë prova

61
0
Shares

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma priti në një takim në Durrës kreun e Misionit OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, Audrey Glover. Duma vlerësoi vizitën e zonjës Glover duke falënderuar që shqetësimin i rastit të Durrësit ka tërhequr vëmendjen e kreut të misionit.
Pasi foli mbi projektin dhe programin e saj, Duma ndau ide për standardet e reja të këtij mandati të ri të qeverisjes lokale.
Në vijimësi u diskutua gjatë dhe me dokumentacionin përkatës mbi regjistrimin fals dhe të dokumentuara të mbi 3 mijë personave të cilat iu dhanë dorazi zonjës Glover, bashkë me fotot dhe kallëzimin penal të kryer për regjistrimet fiktive.
Njëkohësisht, kandidatja Duma theksoi presionin ndaj administratës publike, marrjen e kartave të identitetit punonjësve si dhe dy rastet e dhunës ku në njërin prej tyre, Policia nuk ka vepruar dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë.
Duma kërkoi nga kreu i Misionit të OSBE/ODIHR një vëmendje maksimale ndaj fushatës në bashkinë Durrës me numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të huaj dhe vendas duke marrë parasysh që janë të angazhuar grupe kriminale të të mirënjohura nga qytetarët.
Glover u shoqërua nga dy zyrtarë të lartë të ODIHR-it dhe në takim morën pjesë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe deputeti Oerd Bylykbashi të cilët shpjeguan edhe më në detaje dokumentet e dërguara në Prokurori dhe shprehën nevojën për përfshirjen e tyre në raportin paraprak të misionit.
Glover siguroi që Durrësi do ketë fokusin kryesor duke bërë të ditur se misioni është në dijeni të problemeve dhe po kërkojnë të mbledhin prova për çështje e kartave të identitetit dhe blerjen e votës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY