FOTO/ Gjykata 24 vjet burg babait vrasës të vajzës shtatzënë, 200 orë...

FOTO/ Gjykata 24 vjet burg babait vrasës të vajzës shtatzënë, 200 orë punë të detyruar edhe për vëllanë

139
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 24 vjet burg Doksan Dushkun, i cili vrau vajzën e tij, Fatmira Dushku 21 vjeçe, pasi mbeti shtatzënë me kushëririn. Por nga gjykimi i shkurtuar, Dushku do të vuajë 16 vjet heqje lirie.
Ndërsa për vëllanë e viktimës, Lulzim Dushkun, i bashkëpandehur në proces, Gjykata pezulloi vendimin për dënimin me 1 vit burgim dhe vendosi detyrim për 200 orë punë publike.
lulzim dushkuDoksan Dushku, 70-vjeçari nga Dibra, u akuzua për vrasjen e vajzës së tij shtatzënë në oborrin e banesës së tyre në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë, në rrethin e Dibrës. Nga hetimi ka rezultuar se shkak i vrasjes ka qenë shtatzënia e 21-vjeçares.
Sipas Prokurorisë, ky fakt është vënë re nga familja e saj disa javë para ngjarjes. I pandehuri Doksan i ka kërkuar asaj t’i tregonte atësinë e fëmijës, pasi ajo nuk ishte as e fejuar dhe as e martuar. Pas acarimit të situatës në familje, i pandehuri ka mësuar se vajza mund të kishte lidhje me djalin e një kushëriri të tij të largët.
fatmira dushkuSipas Prokurorisë, ai ka shkuar disa herë me vajzën në spitalin e Peshkopisë, që vajza të abortonte fëmijën. Aborti nuk është pranuar nga mjekët dhe i pandehuri ka bërë disa bisedime me familjen e babait të dyshuar, i cili nuk ka pranuar të kishte lidhje me këtë fakt. Disa orë më vonë, Doksan Dushku ka qëlluar me automatik drejt vajzës së tij, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi është zbuluar nga Policia të nesërmen, kur edhe u arrestua Doksan Dushku për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Djali i tij, Lulzim, njëkohësisht vëllai i viktimës, akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Pas ngjarjes, ai dyshohet se ka mbuluar njollat e gjakut dhe ka mbledhur gëzhojat, duke i hedhur ato në një përrua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY