Jetmria Kishto, e afërmja e të miturës së abuzuar nga mësuesi i saj kujdestar,Demir Hoxha, ka folur për mediat duke rrëfyer se si e kishin marrë vesh familjarët për ngjarjen e rëndë.
“E mitura i tregoi të ëmës për abuzimin. Abuzimi ndodhte në mëngjes në orën 07:30. Abuzimi i fundit ndodhi këtë të premte në klasë. Gjithçka ndodhte në klasën ku bëhej mësim”, ka treguar Kishto.
Më herët, policia njoftoi arrestimin e mësuesit 62-vjeçar në një fshat të Divjakës, pasi akuzohet për abuzim seksual me dhunë me një nga nxënëset e klasës që kishte në kujdestari.
Pas ngjarjes tronditëse ka reaguar edhe drejtori i shkollës ku jepte mësim mësuesi i arrestuar. Për drejtorin Vasil Rrushi, i cili ka folur për mediat, shkolla nuk ka pasur dijeni për ngjarjen.
“Për mësuesin nuk ka pasur denoncime më parë. Ngjarjen tronditëse e mësuam nga mediat, jemi të shokuar. Tronditëse e pabesueshme. Demir Hoxha është mësues i klasës së V në Kryekuq, mësues prej 20 vitesh në këtë shkollë. Në shkollën ‘Hysen Malko’ kjo s’ka ndodhur më parë”, shprehet drejtori i shkollës.
Një 12-vjeçare mësohet se është abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj kujdestar, brenda ambienteve të shkollës. Ngjarja shokuese ka ndodhur për një kohë të gjate, por vetëm sot është mësuar nga autoritetet, pas denoncimit të nënës se vajzës 12-vjeçare, e cila ka rrëfyer se ishte abuzuar disa herë nga mësuesi.
Pas kësaj policia ka bërë ndalimin e shtetasin Demir Hoxha, 62 vjeç, banues ne fshatin Zharnec Divjake, me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Divjake_pranga_mesuesit_akuzohet_per_abuzim_seksual_me_nxenesen_12_vjecare_2987_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/