Gjykata e Lushnjës ka dënuar me 9 vite burg ish-Drejtoreshën e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku, ndërsa djalin e saj me 3 vite burg. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lushnjës për shpalljen fajtor dhe ka dënuar me 9 vite burg Luiza Tabakun, ish-drejtoreshën Arsimore në këtë qytet, e akuzuar për veprat penale; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese “më shumë se një herë” dhe “Duke shpërdoruar funksionin publik”.
Po ashtu, Gjykata ka dënuar edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku, me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanën rënduese “më shumë se një herë” parashikuar.
Ndërsa shtetasi Rigert Zeneli është dënuar me 1 vit burg, po për akuzën “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/