Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Alarm i kuq”, Interpol paralajmëron arrestime të tjera zyrtarësh të FIFA-s

03/06/2015
“Alarm i kuq”, Interpol paralajmëron arrestime të tjera zyrtarësh të FIFA-s
Share on FacebookShare on Whatsapp

Interpoli lëshon “alarmin e kuq”. Pritet tjetër valë arrestimesh mes ish-zyrtarëve të FIFA-s
Pas hetimeve të FBI-së dhe arrestimit të 7 zyrtarëve të lartë, ekzekutuar nga autoritetet zvicerane, shumë shpejt pritet edhe një valë e re arrestimesh. Të paktën kështu mësohet nga Zyra e Interpolit në Lion të Francës.
“Alarmi i kuq” i lëshuar këtë të mërkurë, siç konsiderohet njoftimi për urdhër-arreste ndërkombëtare me kërkesë të autoriteteve amerikane, u referohet dy ish-zyrtarëve të lartë të FIFA-s dhe 4 shefave të tjerë ekzekutivë, të cilët akuzohen gjithashtu për shantazh, konspiracion dhe korrupsion.
Në “listën e zezë” këtë herë kanë përfunduar Jack Warner, me shtetësi nga Trinidad dhe Tobago, ish-zëvendëspresident i FIFA-s dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv, ish-president i CONCACAF-it apo organizata më e lartë drejtuese e futbollit për Amerikën Veriore dhe Qendrore, si dhe këshilltar special i Federatës së Futbollit të Trinidad dhe Tobagos (TTFF); Alejandro Burzaco, me shtetësi argjentinase, i cili ka qenë ndër kontrollorët kryesorë të “Torneos & Competencias S.A.”, një organizatë biznesi për marketingun sportiv të Argjentinës; Hugo Jinkis dhe Mariano Jinkis, sërish shtetas argjentinas, ish-drejtues të “Full Play Group S.A.”, një tjetër organizatë biznesi e Argjentinës; si dhe ndaj Jose Margulies, i njohur gjithashtu si Jose Lazaro, shtetas brazilian dhe kontrollor i “Valente Corp. & Somerton Ltd”, organizatë biznesi për transmetimet televizive.
“Alarmet e kuqe” janë thjesht një mënyrë njoftimi nga Interpoli për vendet e saj anëtare, që bën të ditur se është lëshuar një mandat arresti për një individ nga autoritetet e drejtësisë dhe synon të lokalizojë e të arrestojë personat në fjalë, me synimin për t’i ekstraduar e për t’u gjykuar.
Individët e sipërcituar janë të kërkuar nga organe drejtësie kombëtare, por roli i Interpolit është asistimi i forcave policore kombëtare në identifikimin dhe gjetjen e vendndodhjes së tyre, me synimin për t’i arrestuar dhe ekstraduar në SHBA.
Siç shpjegon Interpoli, këto alarme nuk nënkuptojnë mandat arresti ndërkombëtar, ndaj dhe Interpoli nuk mund të detyrojë ndonjë vend anëtar për arrestimin e tyre, as nuk mund të dërgojë oficerët e Sekretariatit të Përgjithshëm për ta. Vetëm autoritetet ligj-zbatuese të vendeve anëtare të Interpolit, ku këta individë ndodhen, kanë autoritetin ligjor për t’i arrestuar ata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.