Ironia, raporti i deputetëve të mazhorancës, për problemet në drejtësi fajëson Presidentin...

Ironia, raporti i deputetëve të mazhorancës, për problemet në drejtësi fajëson Presidentin dhe Prokurorinë

53
0
Shares

Në një raport analitik për sistemin e drejtësisë në vend, të përpiluar pas takimeve intensive nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, ku deputetët e opozitës nuk marrin pjesë, evidentohen problemet e sistemit të drejtësisë; mes tyre mungesa e bashkëpunimit institucional mes Kuvendit dhe Presidentit, çka sjell konflikte në fushën e së drejtës mes tyre. Po ashtu shikohet si problem edhe tejkalimi i afateve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Në raport, një kapitull i veçantë i kushtohet korrupsionit dhe strategjisë për ta luftuar këtë fenomen, i cili sipas gjetjeve, në praktikën gjyqësore priret t’i dënojë autorët me vendime mesatare apo me kusht.
Gjyqësori shqiptar nuk ka njëtrajtshmëri dhe shpreh pasiguri në vlerësimin e provave për rastin e korrupsionit, gjatë pranimit si prova të regjistrimeve të kryera nga personat privatë. Por, gjetja më pikante e ekspertëve të nivelit të lartë është përjashtimi nga ligji antimafia i zyrtarëve të lartë, që nga Presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, e deri te gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
Në dokument thuhet se, pavarësisht transferimit të kompetencave për të hetuar korrupsionin te Prokuroria e Krimeve të Rënda, çështjet e korrupsionit për kategorinë e zyrtarëve të lartë nuk hetohen nga kjo Prokurori, pasi juridiksioni i takon Gjykatës së Lartë. Por ky rregullim, shprehen ekspertët, është problematik; së pari, sepse këta zyrtarë përjashtohen nga zbatimi i sekuestrimit parandalues në bazë të ligjit antimafia dhe, së dyti, sepse gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosin për çështje që përfshijnë politikanët, të cilët i kanë kandiduar dhe emëruar ata.
Pavarësisht se ekzistojnë njësi të përbashkëta hetimore për ndjekjen penale të korrupsionit, ekspertët shprehen se, këto njësi të specializuara përballen me mungesë të pajisjeve funksionale, pasi – siç u referohen prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore, – këto pajisje janë me kapacitet për regjistrim bisedash, që zgjasin 2-3 orë.
Prokuroria i merr me qira pajisjet e përgjimit, thotë raporti, nga një kompani e specializuar italiane, dhe nëse në Shqipëri do të vijohet me decentralizimin e përgjimit edhe në 8 qarqet, ku ndodhen njësitë e përbashkëta hetimore, atëherë do të krijohen probleme për nevojën e instalimit të tyre.
Me shqetësim shikohet hetimi i korrupsionit edhe gjatë hetimit financiar, pasi vërehen vonesa në kthimin e përgjigjeve, nga 30 ditë deri në 60 ditë, për informacionet e kërkuara nga institucionet e tjera.
Në lidhje me Prokurorinë, ekspertët mendojnë se, mundësia e zgjedhjes së prokurorit të Përgjithshëm vetëm me votat e shumicës parlamentare, krijon kushte për politizimin e institucionit, e për pasojë zbehje të aftësisë për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY