Berisha: Veliaj falsitet, Rama shplarës truri

Berisha: Veliaj falsitet, Rama shplarës truri

82
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë në studion e lajmeve në Ora News ka bërë një përshkrim të dy kandidatëve të dy forcave më të mëdha politike, Halim Kosovës dhe Erion Veliajt.
Sipas kryeministrit Berisha, kandidati i djathtë Kosova është një risi për Partinë Demokratike
Ish-kreu historik i PD komentoi edhe fushatën e drejtuar nga Lulzim Basha. Sipas Berishës kreu i PD po bën fushatën e duhur pas gjithë atyre dështimeve të mazhorancës në këto 2 vjet.


sali berisha, interviste patrik sadikajBerisha: Halim Kosova risi e PD

“Halimi Kosova është kandidati ndryshe. Halim Kosova për të gjithë ata që nuk e kanë njohur ka dëshmuar se është vetja e tij, në historinë e këtij vendi ai është i pari kandidat që fton kryeministrin për një kafe. E bën atë sepse thotë se ai është kryeministri im. Së dyti ka dëshmuar një aftësi menaxheriale, ai është njeriu më i suksesshëm në shëndetësi. Kosova ka menaxhuar një institucion delikat. Ka ruajtur një raport të shkëlqyer me njërëzit. Në këtë aspekt mendoj se PD paraqitet me një risi pozitive, krahasuar me tjetrin i cili kërkon ti paraqesë moshën si avantazh pavarësisht se është i hurit dhe i litarit”.

Berisha: Kandidati i majtë një fallsitet
“Për fat të keq në një kohë të shkurtër ka kontraktuar një problematike, saqe edhe ata që janë më pozitivë nuk mund të thonë se cili është ai, sepse e kanë të vështirë të gjejnë tipare pozitive që e karakterizojnë atë. Ai është një fallsitet për shkaqet e veta. Politikani nëse nuk bën transparente pasurinë e tij është i kalbur. Ai ka faktuar që nuk e ka bërë. Unë i kam thënë që bashkëshortja juaj është gjetur me një vilë. Ka mohuar në mënyrë më të padenjë atë që thashë unë. Këto kam të gjithë dokumentacionin që ka firmosur bashkëshortja e tij. Që njeriu të jetë një vilë nuk është ndonjë gjë e madhe, por ta fshehësh atë është një hata e madhe”.

Berisha: Basha po bën fushatën e duhur
“Basha po drejton një fushatë në përputhje të plotë me problematikën e qytetarëve. Pas 2 vjet premtimesh të padëgjuar dhe mashtrimesh, por përvec kësaj pas 2 vjet dështimesh në fushën ekonomike, pas 2 vjet ç’punësimi, pas 2 vjet prishjes së 9 mijë objekteve që punësonin qytetarë, pas 2 vjetësh kur kjo amzhorancë nuk është në gjendje ti tregojë qytetarëve një investitor serioz, pas dy vjetësh kur kjo mazhorancë ka arritur nga 62 në 73 % borxhin publik dhe nuk i tregon dot qytetarëve një rrugë, apo një shkollë, nuk i tregon dot një spital apo ujësjellës. Pra pas 2 vjetësh dështim, Lulzim Basha po bën atë që duhet të bëjë, të ngjallë shpresën dhe mos lejojë që shpresa mos vdesë tek shqiptarët. Me një paketë premtimesh tu thotë shqiptarëve se këtu ka shpresë dhe se ky vend mund të ndryshohet dhe se nga kjo situatë të dalim.
Çështja themelorë është punësimi dhe rritja e cmimeve. Cfarë po u thotë Basha? Po u thotë votoni sepse bashkitë e fituara nga PD do jenë gjeneratorë të punësimi. Basha 2 vitet e para ka të punësuar 25 mijë të rinj me sigurime. Po u thotë se këta kryebashkiakë të ulin taskat sa u thotë ligji. Po u thotë se në veprimtarinë e tyre këta do përqëndrohen për të zbutur varfërinë. Një fushatë kombëtare. Një lidër kombëtar do ketë edhe probleme. Për hir të së vërtetës fushatat lokale i udhëheqin kandidatët e Tiranës, sepse ka specifikë shumë të madhe”.

Berisha: Rama po bën një fushatë fyese dhe të shpifur
“Rama po bën një fushatë të shpifur, fyese për qytetarët. Një kryeministër nuk mund të bëjë një fushatë të tillë. Por ai mendon se me këtë do shpëlajë trurin e atyre që janë aty dhe harron që i ka premtuar 300 mijë vende pune dhe ka shkatërruar, ka premtuar ulje të cmimit të energjisë dhe e ka rritur. Ka premtuar uljen e cmimit të ushqimeve bazë dhe i ka rritur. I ka premtuar shëndetësi falas dhe po vjedhin miliona nga shitja e ilaceve. I ka premtuar uljen e taksave për 97 % të shqiptarëve dhe i ka rritur 100 % për shqiptarët. Rama mendon se në këtë mënyrë do ti drogojë njërëzit me premtime të tilla”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY