Image GalleryKryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është shprehur krenar për dy fëmijët e tij, vajzën 18 vjeçe dhe djalin e tij 20 vjeç.
Ndërsa në rrjetet e tyre sociale, Xhulio dhe Kejsi Dako reklamojnë jetën e tyre super lukzose. Jetë nate nën shoqërinë e femrave për Xhulion dhe në timon të makinave shumë të shtrenjta.
Vetëm pak kohë me parë djali i kryebashkiakut u aksidentua në një aks rrugor në Durrës që kishte mungesën e vëmendjes nga bashkia duke shkatërruar një makinë super të shtrenjtë “Benz”. Por Xhulio ka blerë një “Benz” të ri edhe më të mirë.
Vajza e tij reklamon veshjet e saj të shtrenjta dhe madje edhe një jetë të rrethuar me shishe shampanje qindra euroshe.
Ndoshta, për këtë lloj jete ishte krenar Vangjush Dako për dy fëmijët e tij që ende janë studentë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/