Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Takohen Haki Çako e Adriatik Llalla, çuditërisht mungon Saimir Tahiri

04/06/2015
Takohen Haki Çako e Adriatik Llalla, çuditërisht mungon Saimir Tahiri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimet mes drejtuesve të lartë të institucioneve të antikrimit në Shqipëri, jemi mësuar të ndodhin përherë me “iniciativën” dhe “ftesën” e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Çuditërisht sot, një takim midis kryepolicit Haki Çako dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, është bërë, për herë të parë, pa praninë e Saimir Tahirit.
Në takimin e punës, mes tyre, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako zhvilloi dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, diskutuan çështjet e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, shkëmbimi i opinioneve për propozimet ligjore që lidhen me rritjen e aftësisë investiguese nga të dy institucionet ndaj grupeve  kriminale, të krimit të organizuar, e në veçanti të korrupsionit.
Palët ndanë mendime edhe për hapat e përbashkëta që duhet të hidhen  për forcimin e luftës kundër krimit kibernetik, si dhe për një sërë hetimesh  që të dy institucionet në bashkëpunim me njëri- tjetrin, pritet të finalizojnë.
Një theks i veçantë gjatë takimit u vendos për koordinimin më të mirë të veprimeve Polici-Prokurori, për hetimet ndërkombëtare ku grupet kriminale të krimit të organizuar përdorin si origjinë, transit apo destinacion vendin tonë.
Njëkohësisht është dakordësuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteve policore dhe Prokurorisë me vendet e tjera, duke e vlerësuar si domosdoshmëri këtë bashkëpunim për të qenë të suksesshëm në këtë drejtim.
Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda  Drejtues i Lartë Ardian Çipa, Drejtori i Drejtorisë  së Hetimit, Kontrollit dhe Ndjekjes Penale dhe i Drejtorisë së Task-Forcës në Prokurorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.