Kolegji Zgjedhor vendos: PD në garën e Kurbinit me Altin Bibën

Kolegji Zgjedhor vendos: PD në garën e Kurbinit me Altin Bibën

60
0
Shares

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi sot vendimin e KQZ-së, për kandidatin në garën për bashkinë e Kurbinit. Sipas edhe vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Alitin Biba do të jetë kandidati i PD-së, për garën e kryetarit të bashkisë së Kurbinit.
Ky vendim erdhi pasi Partia Demokratike ju drejtua për të dytën herë Kolegjit Zgjedhor për çështjen e bashkisë së Kurbinit, pasi Komisionin Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos pranojë dorëheqjen e Altin Bibës dhe të lërë atë në garë për zgjedhjet e 21 qershorit.
Sipas PD ky është një vendim antiligjor, pasi Biba ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe demokratët kanë propozuar Ilir Pjetraj në vend të tij.
Disa ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Altin Bibën si kandidat të PD-së për Kurbinin në zgjedhjet lokale me 4 vota pro dhe 3 kundër. Kryetarja e KQZ Lefteri Luzi ka bashkuar sërish votat me mazhorancën për të lënë në fuqi kandidatin e PD për Kurbinin zotin Altin Biba. Ndërsa nuk u pranua dorëheqja e tij për të lënë garën për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe refuzoi  kandidimin e Ilir Pjetrajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY