Ka rënë zjarr në zyrat e arkivës së Shtetit në Shkozë. Nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje.
Ndërkohë pak orë më parë, një 18-vjeçar është mbytur në lumin Erzen teksa po peshkonte. Nuk dihet ende identiteti i tij por polumbarët e RENEA-s ia kanë dalë të gjejnë trupin. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.





