Trupi i një personi, ende të paidentifikuar, është nxjerrë i pa jetë nga Liqeni Artificial i Tiranës.
Burime të policisë së kryeqytetit, bënë të ditur se sot, në Liqenin Artificial është nxjerrë nga forcat e Policisë trupi i një personi mashkull i cili dyshohet paraprakisht se mund të jetë mbytur 3-4 ditë më parë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kufoma i përket seksit mashkull dhe i moshës së përafërt 35-40 vjeç, i veshur me pantallona të zeza të shkurtra dhe bluze të zeze e atlete sportive, me flokë të gjatë të lidhura bisht. Polica saktëson se nuk i është gjendur mjet identifikimi me vete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/