Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) vendos sekuestrimin e Agon Channel, dhe bashkë me këtë edhe të tre kompanive të tjera, me aksionerë, të dyshuarit për pastrim parash.
QKR ka njoftuar këtë sekuestrim në faqen e saj Zyrtare
Njoftimi i QKR-së
“Numri i çështjes: CN-085870-06-15
Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitimi i Shkresës Nr. 8833 Prot (a.s), datë 9.6.2015, dërguar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë, për dërgimin e Urdhrit të Ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 768 të datës 5.6.2015 për sekuestrimin e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme të shoqërive “Energji” shpk, shoqërinë “400” KW shoqërinë “Fuqi” shpk. “Cable System” shpk dhe shoqërinë dhe shoqërinë “Agon Set” shpk: në raport me kuotat që zotërojnë shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis, Eijona Troplini.
Depozitimi i Urdhrit Për Ekzekutimin e Vendimit për Caktimin e Masës së Sigurimit, datë 8.6.2014.
Depozitimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 768 AKTI, datë 5.6.2015, ku është vendosur: Pranimin e kërkesës.
Lejimin e sekuestrimit të sendeve të luajtshme (llogari bankare etj.) e të paluajtshme, që shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqërinë “Energji” shpk, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KW”, Shoqërinë “Fuqi” dhe Shoqërinë “Agonset”, deri në shumat 39.001.863 euro dhe 770.423.159 lekë, qe shoqëria “Energji” ka përfituar dhe transferuar tek Shoqëria “400 KW”, Shoqëria “Fuqi” dhe Shoqëria “Agonset” lidhur me procedimin penal me Nr. 1564, të vitit 2014, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K. Penal.
Për ekzekutimin e këtij vendimi dhe administrimin e pasurive që do të sekuestrohen, ngarkohen administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/