Debat i Ambasadorit Shqiptar, Mal Berisha me ministrin grek Kotzias: Në Shqipëri...

Debat i Ambasadorit Shqiptar, Mal Berisha me ministrin grek Kotzias: Në Shqipëri nuk ka parti naziste

73
0
Shares

Ambasadori Shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha debatoi me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një takim të këtij të fundit në Univeritetin Oxford, me datë n 10 qershor 2015. Ministri grek po prezantonte politikën e jashtme greke. Gjatë bisedës ai hodhi akuza të rënda ndaj Shqipërisë kur tha:

“…Këto plane janë të njëjta me – dhe po aq kontraproduktive sa – planet e atyre që ëndërrojnë për një Shqipëri të madhe dhe prodhojnë harta (të një Shqipërie të Madhe) e cila përfshin pjesë të Greqisë së Veriut dhe ishujve në Detin Jon. Në vecanti, partneri i ri në qeveri partia PDIU e cila është “pasardhëse” e partive naziste nga koha kur rajoni ishte në pushtimin nazist” i dëmtojnë mardhenjet tona”. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin mbi, sic tha ai “shkeljen e të drejtave të minoritetit grek indogjen në Shqipëri”. Pastaj ai u ndal tek mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sic e cilësoi ai, nga ana e Shqipërisë. Kotzias shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë faktin se Greqia vazhdon të jetë burim të ardhurash monetare nga emigrantët shqiptar që punojnë në Greqi dhe se iu është dhënë e drejta e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi. Biseda e tij u bë në një sfond me një hartë të vjetër të Europës.

Ambasadori shqiptar Mal Berisha ndërhyri menjëherë dhe i kujtoi atij se harta me të cilën po ilustronte bisedën ishte një hartë gjeopolitike të cilës i mungonin dy vende të Ballkanit – Kosova dhe Mali i Zi.

Më tej ai shtoi se në Shqipëri nuk ka patur kurrë dhe as që ka parti naziste. Një parti e tillë dihet se ekziston në Greqi dhe sipas mediave greke ajo është antare e parlamentit grek. Nëse bëhet fjalë për nënkryetarin e parlamentit shqiptar, ai nuk ka asnjë lidhje me nazizmin dhe në Shqipëri nuk ka as një parti ekstremiste as të djathtë as të majtë. E drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në Shqipëri garantohet me Kushtetutë dhe Parlamenti Shqiptar është një organ Sovran. Ndërkohë asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka përmendur ndonjëherë praninë e partive ekstremiste në Shqipëri.

Sa i takon trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri, Ambasadori shqiptar i tha Ministrit Grek se ata gëzojnë tëra të drejtat sipas kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Shqiptarët, trajtimin njerëzor të grupeve tjera etnike e kanë në traditën e tyre. Po ashtu ai iu drejtua audiencës se Shqipëria është shëmbulli më unik në Europë në mënyrën se si i trajtoi hebrejtë gjatë periudhës së Hollokaustit duke e trefishuar popullsinë e tyre, pa humbur asnjë jetë, në një kohë kur në tërë Europën numri i tyre u reduktua për shkak të bashkëpunimt të vendeve ku ishin ata me nazistët. Sa iu takon emigrantëve shqiptar, Ambasadori tha se është e vërtetë që ata kanë sjellë të ardhura në Shqipëri, por janë po ata që në 25 vjet kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Greqinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY