Kryeministri moldav Gaburiçi largohet, kishte falsifikuar diplomën

Kryeministri moldav Gaburiçi largohet, kishte falsifikuar diplomën

62
0
Shares

Kryeministri i Moldavisë, liberaldemokrati Kiril Gaburiçi dha sot dorëheqjen, pasi prokuroria e akuzoi për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme.

“Unë nuk jam politikan, unë jam menaxher. Vendi ka nevojë për ndryshim të sistemit politik”, tha ai.

Kiril Gaburiçi, biznesmen proevropian, në shkurt të këtij viti u bë kryeministër i ish-republikës së vogël sovjetike.

Këtë javë ai i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm dhe shefit të Bankës Qendrore që të jepnin dorëheqjen për shkak të punës joefikase për rastin e disbursimit të miliardë dollarëve nga tre banka moldave.atsh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY