Horoskopi 13 qershor/Yjet thonë për JU

Horoskopi 13 qershor/Yjet thonë për JU

54
0
Shares

Dashi
Sot do jete një dite mjaft e favorshme për te filluar projekte te përbashkëta me partnerin tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Shfrytëzojini te gjitha rastet qe do iu jepen. Ne planin financiar planetët do ju ndihmojnë t’i riorganizoni te ardhurat dhe te hiqni ndonjë para mënjanë për nesër.
 
Demi
Ata qe janë ne një lidhje do përjetojnë ndjesi te veçanta gjate gjithë kësaj dite. Do e adhuroni pa fund personin qe keni ne krah dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te veçante dhe do realizojnë takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa me shume. Financat do jene delikate, megjithatë nuk duhet te merrni para hua. Mundohuni t’ia dilni me aq.
 
Binjakët
Dite e zakonshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kënaqeni pa fund pranë partnerit dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast prej tij. Do ketë edhe surpriza te këndshme. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare asgjë me shume sesa aq. Për financat do jete një dite e paqëndrueshme prandaj maturi para se te shpenzoni.
 
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do vazhdoje te jete e qete gjate gjithë kohës. Do i sqaroni njëherë e mire problemet e hershme dhe do ndiheni te qete plotësisht. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë dhe te mos bien pre e gënjeshtrave te disave. Ekuilibri financiar do mbizotërojë ne çdo moment. Keni kohe qe keni marre te gjitha masat e nevojshme dhe shpenzoni me kujdes.
 
Luani
Partneri juaj do jete një kavalier i vërtetë gjate kësaj dite dhe do mundohet me sa te munde t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret duhet ta lënë zemrën te flasë sepse vetëm ashtu do ndihen mire dhe te plotësuar. Ka mundësi qe ta ndryshojnë shpejt statusin. Ne planin financiar do keni me tepër besim tek vetja dhe do i menaxhoni me shume kujdes e maturi te ardhurat.
 
Virgjëresha
Kujdes sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do keni konkurrence te forte dhe mund t’iu ike nga duart ai qe keni ne krah. Silluni mire, toleroni dhe surprizojeni sa me shume. Beqaret do kërkojnë persona perfektë dhe nuk kane për ta gjetur dot. Ne planin financiar fati do jete gjithmonë ne anën tuaj. Do dini si te silleni me ato para qe do keni neper duar.
 
Peshorja
Dite e kënaqshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak probleme apo debate me partnerin tuaj dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Do i marrin gjerat shtruar dhe nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mund te bëni edhe investime.
 
Akrepi
Do keni ide jo te mira sot ne jetën tuaj ne çift dhe duke e acaruar gjithë kohës partnerin do keni probleme te njëpasnjëshme. Shume gjera kane për te ndryshuar negativisht. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm sepse po u nxituan do i bëjnë dem vetes se tyre. Me financat do silleni mire dhe nuk pritet asnjë surprize e keqe. Do hiqni edhe ndonjë para mënjanë.
 
Shigjetari
Dite e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do jene te hapur ndaj çdo ftese qe do ju behet dhe do pranojnë edhe thjesht aventura kalimtare. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur si duhet nëse mateni para se te shpenzoni dhe nuk jepni para hua.
 
Bricjapi
Do kaloni goxha vështirësi sot juve qe jeni ne një lidhje dhe here pas here ndiheni te lodhur. Mbrëmja gjithsesi do jete paksa me e mire. Beqaret duhet te bëjnë përzgjedhje sepse po pranuan çdo propozim qe do ju behet kane për te vuajtur. Me financat priten probleme dhe ato për shkak te pamaturisë dhe gabimeve te mëdha qe keni bere ditët e fundit.
 
Ujori
Mos qëndroni me pranë partnerit sot nëse asgjë mes jush nuk shkon si duhet, gjithë kohës debatoni dhe nxirrni fjale te shëmtuara nga goja. Beqaret do kenë mundësi te njihen me persona vërtet interesante dhe jeta ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Financat do jene te mbrojtura ne çdo moment. Do i bëni mire llogarite para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.
 
Peshqit
Ka rrezik te bini viktima te gënjeshtrave te partnerit tuaj sot dhe keni për t’u ndier shume keq. Reflektoni gjere e gjate dhe merrni masat e duhura. Beqaret nuk do jene gati te ndryshojnë statusin e tyre dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe nuk do keni probleme kur te kryeni disa shpenzime me tepër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY