Kandidati për Kryetar Bashkie i Partisë Demokratike në Elbasan Ardjan Turku, tha se ka ardhur momenti që kreu aktual i bashkisë të largohet për shumë arsye por ndër të tjera për mungesën e vizionit të zhvillimit të qytetit. Turku denoncoi një nga skandalet më të mëdha të tenderimit dhe shpenzimit pa kriter të miliona eurove. Ai deklaroi se nuk është kundër impiantit, por është që impianti të mos vidhet dhe të kryejë funksionin e pastrimit të qytetit.
1.Një kompani e krijuar në shtator, pas asnjë lloj experience të kaluar në 17 dhjetor, fillon koncesionin jo ndërkombëtar, me vendim qeverie, për impiantin e djegies së Elbasanit. Një impiant djegie duhet të ketë një tender ndërkombëtar dhe një kompani që të paktën të ketë eksperienca të kaluara në këtë fushë, sepse bëhet fjalë për 22 milionë euro, dhe kurrë nuk bëhet kështu me ligjet shqiptare.
2.S’ka vendim për vlerësim të thelluar të ndotjes mjedisore dhe çon në ndotje të re pikërisht tek ndotja e vjetër, atje ku është 60 cm e kontaminuar.
3.Së treti ku do të shkojnë hiret, s’ka asnjë pikë kontrata.
4.Mungon transparenca e kontratës. Atë e kemi gjetur privatisht se nuk është në faqen e këshillit të ministrave, kontrata që ka lidhur Këshilli i Ministrave por që sigurisht me ndërmjetësimin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/