Sa shqiptarë jetojnë në Serbi, kryetari i Preshevës rrëzon shifrat serbe

Sa shqiptarë jetojnë në Serbi, kryetari i Preshevës rrëzon shifrat serbe

109
0
Shares

Ragmi Mustafa kryetari i komunës së Preshevës hedh poshtë të dhënat e qeverisë serbe lidhur me numrin e shqiptarëve në tri komunat e Luginës së Preshevës. Në një punim shkencor prezantuar në Beograd konfirmohen mbi 100 mijë shqiptarë në Serbi, 90 për qind e të cilave janë në 3 komunat shqiptare te Luginës.

Nëse vitin 2002 përqindja e shqiptarëve në Luginë ishte 90.65%, si mund të jetë e besueshme që në vitin 2011 ajo përqindje të ulet në vlerën 13.51%. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë për vitin 2011 sipas Mustafës janë të pasakta sepse shqiptarët nuk iu përgjigjën regjistrimit të popullsisë për arsye politike. Duke qenë se të dhënat e regjistrimit të popullsisë vitin 2002, janë më të besueshme atëherë ai në punimin e tij të prezantuar në Beograd për mes grafikut ka paraqitur numrin e qytetarëve në funksion të nacionaliteteve shqiptar, serb dhe të tjerë.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 vihet në dukje se vetëm në komunën Preshevës jetojnë më shumë se 44 324 qytetarë shqiptar dhe nëse po edhe kaq shqiptar të tjerë që jetojnë në komunën Bujanoc, diçka më pakë në komunën Medvegjë dhe gjithë këtyre numrave ai i ka bashkangjitur edhe numrin e shqiptarëve në komunat tjera në Vojvodinë e Serbi, dhe në bazë të kësaj del shumë e kuptueshme se numri i shqiptarëve në Serbi kalon shifrën më shumë se 90 000, citohet punimi nga ina.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY