Së afërmi në Korçë, do të zhvillohet një aktivitet në përkujtim të holokaustit dhe në nderim të ndihmës që Shqipëria dha për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesë e këtij aktiviteti është edhe vënia në skenë e një shfaqje teatrale e një regjisori polako-hebre që i shpëtoi Holokaustit.
Por kërcënimet e fundit të ISIS-it, për sulme terroriste në Shqipëri, kanë vënë nën alarm autoritetet izraelite, që po kërkojnë masa të rrepta sigurie për vizitën në Shqipëri të dhjetëra zyrtarëve të shtetit izraelit, artistëve dhe figurave të tjera të shquara edhe për aktivitetin e Korçës.
Drejtori i teatrit izraelit “Cameri”, Noam Semel, konfirmoi për “The Times of Israel” se ka folur me përfaqësues të qeverisë shqiptare për t’u marrë nën mbrojtje gjatë turit, që do të shtrihet edhe në vende të tjera të Ballkanit.
“Kam folur me ministren e Kulturës dhe i kam kërkuar asaj që të flasë me ministrin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes, në mënyrë që ata të na dërgojnë me vete agjentë të sigurisë kombëtare. Kjo kërkesë është bërë për shkak të kërcënimeve më të fundit të ISIS-it se do të sulmojnë vendet e Ballkanit”, tha drejtori i teatrit.
“Ne jemi duke bërë përgatitjet e fundit për një turne historik që do të promovojë një shfaqje e cila i kushtohet Holokaustit. Në delegacionin tonë do të jenë 30 personazhe”, thotë ai më tej.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/