Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacioni antikanabis, 5-6 fishohet çmimi i hashashit, nuk ndryshon heroina e kokaina

19/06/2015
Operacioni antikanabis, 5-6 fishohet çmimi i hashashit, nuk ndryshon heroina e kokaina
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasojat e operacionit të Lazaratit ndihen akoma, sidomos në tregun e shitje-blerjes së lëndëve narkotike. Kur ka kaluar afro një vit nga operacioni policor për asgjësimin e lëndëve narkotike në fshatin e Lazaratit, i cili deri vjet ishte cilësuar si i paprekshëm, në tregun e shitjes së drogës janë shënuar rritje të çmimeve.
Një specialist i sektorit të antidrogës në polici i shpjegoi “Gazetës Shqiptare” se si kanë ndryshuar çmimet e shitjes së drogës në tregun me pakicë, por edhe në atë me shumicë. Sipas specialistit, një vit më parë një qese me hashash kushtonte rreth 500 lekë (të reja), këtë vit e njëjta sasi kushton sa trefishi i çmimit të vitit të shkuar dhe konkretisht një qese me hashash sot e gjen për afro 1500 lekë (të reja).
Por, ndryshime ka pësuar edhe tregu i shitjes së lëndës narkotike me shumicë, ku droga sigurohet në Shqipëri dhe shitet jashtë. Specialisti i policisë shpjegon se nëse një vit më parë një kilogram cannabis sattiva shkonte 300 ose 400 euro, këtë vit çmimi është rritur pothuajse 6-fish.
Kështu sipas ekspertit të sektorit të antidrogës, pas operacionit të Lazaratit, një kilogram hashash shkon 2400-2600 euro. Madje, specialisti shpjegon se nëse më parë cilësia e drogës ka qenë shumë e mirë, këtë vit po shitet droga që ka mbetur, e cila është e një cilësie shumë të dobët. Por, eksperti shpjegon se çmimi është rritur për shkak se oferta në treg ka qenë shumë e vogël, ndërsa kërkesa ka qenë shumë e madhe.
Eksperti i antidrogës shpjegon se çmimi i llojeve të drogave të tjera ka mbetur i njëjtë me atë të një viti më parë, edhe pse çmimi i hashashit ka pësuar rritje.
“Çmimi i heroinës nuk ka ndryshuar, pasi edhe më parë, edhe sot shitet me të njëjtin çmim. Kështu, 1 gram heroinë vazhdon të shitet me 25 euro në tregun e pakicës, ndërsa një kilogram heroinë shitet 18 mijë euro”, shpjegon specialisti i antidrogës.
Ai shton se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kokainën, e cila vazhdon të shitet me të njëjtin çmim, dhe vazhdon të jetë
një nga drogat më të shtrenjta. Sipas specialistit, në tregun e pakicës 1 gram kokainë shitet me 100 euro, ndërsa me shumicë një kilogram kokainë shitet me afro 42 ose 43 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.