Për Mark Vuthaj, organi i akuzës ka kërkuar dënimin e tij me 21 vite burg, për akuzën e “trafikimit të personave të rritur, e shoqëruar me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike dhe e psiqike ndaj të dëmtuarit”
Mark Vuthaj nga Lezha akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e lindjes e mandej në Itali e Zvicër, vajzën e xhaxhait të tij. Historia nuk mbaron me kaq.
Nën kërcënim dhe dhunë, Mark Vuthaj ka kryer marrëdhënie me kushërirën e tij, të cilën e ka lënë tetë herë shtatzënë dhe në të gjitha rastet e ka detyruar të abortojë.
Sipas prokurorisë, në vitin 2013, i pandehuri Vuthaj e ka marrë me dhunë të dëmtuarën nga familja, në kohën që prindërit e vajzës kishin hapur dyert e mortit për vdekjen e djalit të tyre.
“Mark Vuthaj ka marrë kushërirën e tij, me pretendimin për të kryer procedurat e çregjistrimit të vëllait të vdekur të së dëmtuarës, i cili kishte vdekur në rrethana të dyshimta dhe nga ai moment, nuk e ka kthyer më në shtëpinë e saj për rreth 6 muaj”, thuhet në dosje.
Përgjatë viteve 2013 – 2014, i pandehuri me anën e forcës dhe kërcënimeve për vrasjen e familjarëve, e ka shfrytëzuar të dëmtuarën për qëllime prostitucioni, fillimisht në zonën e Shëngjinit. Sipas hetimit, rezulton se në Lezhë ka pasur raste kur e dëmtuara ka kryer 4 – 5 herë raporte seksuale me klientë të ndryshëm në natë.
“Gjatë hetimit rezultoi e provuar se e dëmtuara, veç të tjerave, është detyruar të abortojë 8 herë, për shkak të shtatzënive me të akuzuarin, i cili kryente marrëdhënie seksuale me dhunë pa masa mbrojtëse, ndërsa me klientët e tjerë ka kryer raporte seksuale gjithnjë me masa mbrojtëse”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Për Mark Vuthaj, organi i akuzës ka kërkuar dënimin e tij me 21 vite burg, për akuzën e “trafikimit të personave të rritur, e shoqëruar me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike dhe e psikike ndaj të dëmtuarit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/