Ramush Haradinaj lirohet, do vijë në Tiranë

Ramush Haradinaj lirohet, do vijë në Tiranë

121
0
Shares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka marr pasaportën nga autoritetet sllovene por nuk do të kthete direkt në Kosovë. Fillimisht ai do të fluturojë për në Tiranë me avionin elinjës Lubjanë-Tiranë që niset prej andej afër mesit të natës. Më pas nga Rinasi ai do të udhëtojë për në Prishtinë.

Autoritetet sllovene të drejtësisë, kanë marrë vendim që të lirojnë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tanimë po pret që të marrë pasaportën e konfiskuar nga policia sllovene, para se të marrë rrugën për të lënë këtë shtet, ku u ndalua për disa ditë, shkaku i një fletëarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Burime të mirëinformuara të Telegrafit, bëjnë të ditur që urdhërarrestet ndërkombëtare të Serbisë për disa shtetas të Kosovës janë lëshuar për herë të fundit në vitin 2010. Pas këtij viti Serbia nuk ka lëshuar asnjë fletëarrest përmes Interpolit për qytetarët e Kosovës.

Shfuqizimi i këtyre fletëarresteve është i pamundur. Ai mund të bëhet vetëm përmes negociatave në Bruksel, përmes të cilave autoritetet serbe do të obligoheshin që t’i tërheqin, sepse Kosova nuk ka pasur kurrfarë juridiksioni para vitit 2014 që të merret me krimet e luftës deri më miratimin e ligjit të ri, përmes së cilit në vitin 2014 janë deleguar kompetencat në prokurorinë vendore.

Ndërsa, i njëti burim i pyetur nga telegraf se pse Haradinaj është ndaluar në Slloveni dhe jo në Gjermani apo Austri, ai thotë se kjo lidhet me sistemin slloven, i cili në të kaluarën ka ndaluar edhe politikanë të tjerë.

“Sistemi slloven për menaxhimin e kufijve ka qenë gjithnjë problemi. Sllovenia ka ngecje në sistemin e saj dhe shtetet e tjera nuk i trajtojnë me seriozitet kërkesat e natyrës së tillë prej Serbisë, sepse kontaktohen edhe prej ambasadave tona kur udhëtojnë politikanët tanë, që të evitohen këto pengesa. Por, gjithashtu, edhe përfaqësitë diplomatike të shteteve mike që janë në vendin tonë i kanë informuar shtetet e tyre për këto akuza, le të themi politike të Serbisë dhe i kanë pastruar sistemet e tyre menaxhues në kontrollimin e pasaportave”, thotë ai.

Lirimin e Haradinajt e ka përshëndetur edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një status në llogarinë e saj në Facebook .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY