Kërkohej prej 5 vjetësh, ekstradohet nga Greqia i akuzuari për trafik droge

Kërkohej prej 5 vjetësh, ekstradohet nga Greqia i akuzuari për trafik droge

57
0
Shares

Nga zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Dritan Gjuzja, 45 vjeç, banues  në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, mësohet se, Gjykata e Shkallës së Parë Krimeve të Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 204, datë 19. 10. 2010,  ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg“, për kryerjen e veprës penale “trafikim të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Gjuzja, ka ndodhur në datën 22. 07. 2010. I pandehuri Dritan Gjuzja në bashkëpunim me shtetas të tjerë kane tentuar të trafikojnë, një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY