Policia malazeze ka ndaluar sot pasdite Arben Frrokun në një pikë të kalimit kufitar mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Fillimisht si arsye për ndalin ka qënë fakti se nuk kishte vulë largimi nga Shqipëria.
Frroku u shpall i pafajshëm nga gjykata e Krimeve të rënda për vrasjen e komisar Dritan Lamajt . Emri i Frrokut ka ngelur në listat e personave në kërkim por ndërkohë emri i i tij është në listat e emrave për tu kontrolluar vazhdimisht.
Arben Frroku u la i lirë pas 5 orë verifikimi.Ai u largua nga Shqipëria vetëm 2 ditë para vendimit të Apelit lidhur me kërkesën e Prokurorisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/