Apeli Krimeve të Rënda liron gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda

Apeli Krimeve të Rënda liron gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda

62
0
Shares

Gjykata e Apelit të krimeve ët Rënda ka liruar sot, duke e lënë me masë sigurie “arrest shtëpie”, gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda.
Më se dy javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të rënda, kishte vendosur ndaj këtij gjyqtari si masë sigurie “30 ditë në burg”.
Rasim Doda, gjyqtari i gjykatës së Shkallë së Parë të Tiranës, u arrestua disa ditë më parë pas autorizimit të dhënë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për arrestimin e tij.
Prokuroria e  Krimeve të Rënda kishte kërkuar nga KLD-ja, arrestimin e gjyqtarit RasimDoda, pas dyshimeve për afera korruptive nga ana e tij. Sipas prokurorisë, gjyqtari Rasmi Doda kishte në shqyrtim një çështje civile dhe për të favorizuar njërën palë, ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.
Në pamundësi për të paguar shumën e kërkuar, nga kjo pale, gjyqtari ka favorizoje palën tjetër edhe pse një ditë më parë e kishte printuar vendimin në favor të palës që nuk kishte mundësi të paguante. Të ndodhur në këto kushte, ata kane kallëzuar gjyqtarin. Nga këqyrja e kompjuterit personal është gjetur kopja e vendimit në disfavor të palës që nuk pagoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY