Durrës, ju premtonte studentëve marrjen e provimeve kundrejt shumave të caktuar, prangoset...

Durrës, ju premtonte studentëve marrjen e provimeve kundrejt shumave të caktuar, prangoset sekseri

59
0
Shares

Nga Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, u bë e mundur  ndalimi i shtetasit, Ramiz Tepshi, 48vjeç, banues në Durrës.
Sipas burimeve të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, mësohet se ky person u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 740/2, datë 23. 06. 2015 ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”dhe”Korrupsion pasiv”, parashikuar nga neni 245/1 dhe 259  i Kodit Penal.
Ky shtetas i premtonte studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” marrjen e provimeve kundrejt një shume të caktuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY