Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Itali, trafikonin drogë me trena, arrestohen 6 shqiptarë

25/06/2015
Itali, trafikonin drogë me trena, arrestohen 6 shqiptarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Borgotaro të Italisë, për posedim dhe trafikim droge ditën e djeshme më 24 qershor 2015.
Një ndër kryesorët ishte, Roland Barkaj, 30-vjeçari shqiptar banues në Genoa, raporton “La Repubblica”. Nga Genoa, në sajë të udhëtimit me tren, droga kalonte në Borgotaro. Këtu ishin aktivë më shumë shpërndarës të tjerë Albano Rada 28 vjeç, së bashku me Ici Jenci 39 vjeç, të cilët menaxhonin tregun lokal. Por pas operacionit në Fidenza, Rada u kthye në Shqipëri, bëjnë me dije mediat italiane. Vendin e tij e zuri Evis Janeci 27 vjeç. Karabinierët e zbuluan më 6 qershor të vitit 2014 me 104 gram kokainë të sapo blerë në Xhenoa. 27-vjeçari shqiptar mbeti dhe viktimë e një grabitje të mbetur në tentativë,të kryer nga Xhaferr Cullhaj, 25-vjeçari banues në Medesano, për mospagesën e një dërgese droge. Kokaina kishte dalje edhe në Parma, ku ishte aktiv shtetasi tjetër shqiptar, Denis Bilbili, banues në Venecia. Edhe ai furnizohej në Liguria, falë kontakteve me Barkaj.
E quanin “birrë” ose “cigare”. Këto ishin termat e kodit me të cilat i referoheshin kokainës të cilën e dërgonin në Borgotaro dhe Parma. Një bandë e cila operonte në mënyrë të pavarur që nga viti 2014 deri në korrik të 2014-s, kur u mbyll hetimi i policisë nga karabinierët. Akti i fundit është shkruar në ditët e fundit, me operacionin blic të policisë që çoi në arrestimin e 6 personave.
Operacioni “Orlando” filloi rastësisht në shkurt të vitit 2014 gjatë një bastisjeje,  për shkak të veprave penale kundër pasurisë, në banesën e një të riu në zonën e quajtur Fidenza. Aty u gjetën 200 gramë kokainë. Një sasi kjo, që i shtyu autoritetet të hetojnë më tej.
Ishin përgjimet telefonike, mbi 17 mijë biseda të përgjuara, që i lejuan karabinierët të identifikojnë një sërë personash, që në mënyrë të pavarur, shpërndanin kokainë në Borgotaro dhe Parma. 6 persona, të gjithë me origjinë shqiptare, aktivë në mënyrë jo të organizuar, por që vepronin me një shkallë të caktuar kujdesi.
Të 6 shqiptarët janë arrestuar nga karabinierët në Borgotaro, në ekzekutimin e urdhrit për paraburgim kërkuar nga prokurori Giuseppe Amara. Akuza mbetet posedimi dhe trafikimi i drogës. Cullhaj duhet të përgjigjet edhe për tentativën e grabitjes së shqiptarit tjetër Evis Janeci. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe 320 gramë kokainë, 66 fishekë të kalibrit 12 dhe një pushkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.