Nëna e Sebastian Shurdhit ka folur sot për mediat, duke u shprehur se djali i saj Sebastiani është i pafajshëm.
Ajo tregon se 8 vjet më parë, policia i varu një djalë, Sabri Shurdhin (7 shator 2007), ndërsa prej më se një viti dy djemtë e tjerë, Floriani dhe Sebastiani janë bërë objekt i ndalimeve dhe shoqërimeve në polici.
“Një vit më parë, problemet me policinë i kishte Floriani. E morën, e mbajtën disa ditë në burg dhe e liruan, pa ndonjë akuzë. Këto ditë, problemet i ka djali tjetër Sebastiani”, tregon nëna e vëllezërve Shurdhi.
Sipas saj, Sebastiani, nuk ka qenë fare për rreth dy muaj në Lazarat. Edhe dje, kur u shpall në kërkim nga policia, ai ishte te vjehrri në Fier, ku edhe u vetëdorëzua.
Nëna ankohet për bastisjen e shtëpisë sot që në orën 06.00 të mëngjesit nga policia dhe për keqtrajtimin e nuses shtatzënë dhe më fëmijë të vogël, që sipas saj “u tërhoq zvarrë nëpër shkallë nga policia”.
“Djali im është i pafajshëm. Shteti të bëjë drejtësi për familjen time”, apelon ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/