Arrestohet Baftjar Bruka nga policia norvegjeze. Bruka është nën pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga policia nën akuzën vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Ai është i përfshirë në kërkimet e policisë si anëtar i grupit Vladimir Gjutës, i cili u arrestua nga policia pak ditë më parë.
Bruka ka qënë i kërkuar edhe për akuzën e krijimit të një celule terroriste në Itali. Revista “L’Espresso” shkruan se Bruka është nje ekspert per prodhimin e mjeteve shpërthyese te lidhura me telefona celulare. Ai rezulton emer i njohur per hetuesit italiane, pasi me shume se nje here u eshte nënshtruar kontrolleve te policisë. Ne vitin 2013, u ndalua ne Piza dhe me pas ne stacionin hekurudhor te Firences. Ne shkurt 2014, ai iu nënshtrua nje tjetër kontrolli, por per shkak te mungesës se provave eshte lëne i lire.
Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin ndërkohë që pritet të zbatohen procedurat e ekstradimit të tij nga Oslo në Tiranë nëse të njëjtën kërkesë nuk do ta ketë edhe Italia, e cila gjithashtu besohet se ishte e përfshirë në operacionin arrestimit të tij.
Bruka ia ka dalë ti shpëtojë policisë për një kohë të gjatë, por disa telefonata me Shqipërinë kanë dekonspiruar vendin e qëndrimit kohët e fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/