Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A mund të ketë sukses plani i ri grek? Nis zemërimi i grekëve me Tsipras

25/06/2015
A mund të ketë sukses plani i ri grek? Nis zemërimi i grekëve me Tsipras
Share on FacebookShare on Whatsapp

Masat dhe reformat e propozuara nga Aleksis Tsipras janë pritur mirë në Eurozonë. Dhe nëse plani i tij del Greqia mund të marrë tani transhin prej disa miliardë eurosh si ndihmë.

Por, në Greqi koncesionet e tij dhe veçanërisht plani i ri kursimit – kanë shkaktuar zemërim të madh. Madje edhe në radhët e partisë së tij, kryeministri grek e ka humbur për këtë shkak mbështetjen.

Edhe në vendet e tjera të Eurozonës politikanët po përpiqen për ta shitur sa me mirë një kompromis të mundshëm. Për shembull, në Francë, për shkak se ndihma financiare për Greqinë mund të sjellë me vete një rëndim të mëtejshëm të barrës financiare mbi taksapaguesit.

“Unë mendoj se në rast se ne do të arrijmë një marrëveshje kemi arritur një moment vendimtar. Ne jemi duke punuar për parametrat e marrëveshjes dhe kemi tani edhe takimin e ministrave të Financave dhe të Ekonomisë.” – tha komisioneri i BE-së për Ekonominë dhe Financat, Pierre Moscovici.

Në Spanjë zhvillimet në Greqi po ndiqen në mënyrë veçanërisht kritike. Tek e fundit edhe Spanja gjendet në krizë ekonomike. Pra si mund t’u shpjegohen votuesve rregullat e posaçme për Greqinë?

Antonio Hernando, kryetar i grupit socialist në parlamentin spanjoll thotë se “u desh një kohë e gjatë deri sa qeveria greke e kuptoi se duhet të hiqte dorë nga kokëfortësia dhe mungesa e dëshirës për kompromise dhe se duhet të marrin masa. Ne mendojmë se tani edhe BE-ja duhet të ndjekë të njëjtën rrugë.”

Por edhe në qoftë se tani janë bërë përparimet e para në negociata, kriza aktuale në Greqi nuk ka marrë fund në asnjë mënyrë, thotë ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel. “Nuk është fjala në lidhje me mënyrën se si të trajtosh borxhin, por se si të parandalosh marrjen e borxheve të reja. As një falje e borxhit nuk do të sillte asgjë, nëse një ditë më pas fillon marrja e borxheve të reja.” – tha Gabriel.

Prandaj popullsia greke ndoshta do të duhet të përballet për një kohë të gjatë me reforma dhe shkurtime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.