Në ditën e tretë që Policia e Shtetit mban të rrethuar Lazaratin pas vrasjes së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e dy të tjerëve, ka vazhduar kontrolli për kapjen personave të dyshuar. Pjesë e këtyre kërkimeve janë edhe dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të cilët janë dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Ibrahim Bashës.
Në funksion të kapjes së këtyre dy personave, forcat speciale të policisë kanë kryer orët e fundit kontroll në një tunel në Lazarat ku dyshohej se fshihej një nga të dyshuarit kryesor të vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Policia mori shkas nga postimi i një fotografie në “Facebook” nga vetë Aliko, ku ai shfaqej i shtrirë në tunel. Pas kontrollit ka rezulton se i riu nuk gjendje aty.
Aktualisht, kontrollet në Lazarat vazhdojnë në pjesën e sipërme të fshatit, ndërkohë që objekt kontrolloi ka qenë edhe shkolla e mesme e fshatit. Ndërkohë, sot policia ka bërë shoqërimin e dy personave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/