Greqi, vritet shqiptari nga burri grek i motrës së tij

Greqi, vritet shqiptari nga burri grek i motrës së tij

56
0
Shares

Vritet një shqiptar në ishullin grek, Kos.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para ët ditës së sotme, ndërsa autori i dyshuar është kuanti i viktimës, bashkëshorti grek, i motrës së tij.
Mediat greke bëjnë të ditur se Leandro Lapa, 46 vjeç, nga Saranda, është grindur me kuantin e tij, shtetasin grek 57 vjeçar me inicialet  T. A. Në grindje e sipër, shtetasi grekë, ka rrëmbyer një arë zjarri tip karabinë dhe me atë ka qëlluar mbi vëllanë e bashkëshortes së tij.
Plaga e zjarrit ka qenë fatale për shqiptarin i cili ka vdekur në një spital të Athinës, në tentativë për ti dhënë ndihmën e para.
Mësohet se ende nuk janë zbardhur shkaqet e konfliktit, por mësohet se shtetasi grekë ka qenë i ndarë nga bashkëshortja shqiptare, me të cilën kërkonte të ribashkohej.
Autori i dyshuar, punonjës i Tatimeve në ishullin grek, është ndaluar nga policia greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY