Tekstet e reja shkollore dhe klasat që ju rritet 10 – 15...

Tekstet e reja shkollore dhe klasat që ju rritet 10 – 15 për qind çmimi

78
0
Shares

Ministria e Arsimit ka përcaktuar çmimin e shitjes së teksteve të reja shkollore.
Nëpërmjet një udhëzimi të firmosur dje nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tekstet e reja pritet që të kenë një çmim jo më shumë se 10 % më të lartë se tekstet e viteve të mëparshme. Këtu përfshihen vetëm tekstet e klasave të para dhe të gjashta, të cilët vitin e ri shkollor 2015-2016 do të mësojnë me tekste të reja. Po ashtu, përfshihen edhe tekstet dixhitale për nxënësit e vitit të parë gjimnaz, ku marzhi për çmimin e këtyre teksteve është jo më shumë se 15 % i vlerës së teksteve analoge.
Për këto tekste ende nuk është mbyllur faza e konkurrimit, pasi MAS në udhëzimin e datës 12. 06. 2015 shtyu afatet e dorëzimit të teksteve nga shtëpitë botuese, deri në datën 1 korrik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY