Një snajper rus, me precizon të lartë, edhe pse me kalibër të vogël, është arma me të cilën u qëllua për vdekje efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, mëngjesin e së mërkurës në Lazarat. E modifikuar për të qëlluar edhe me breshëri, arma e modelit rus, një snajper “Dragunov”, është e kalibrit 7.5 milimetra.
Provat e gjetura në vendin nga ku u qëllua me armë RENEA, i kanë çuar ekspertët e grupit hetimor në këtë përfundim sa i përket armës së krimit. Burime nga grupi hetimor thanë se lloji i armës është përcaktuar nga provat e mbledhura në vendngjarje, mes tyre edhe gëzhojat e kësaj arme, e cila rezulton se ka qëlluar më shumë se njëherë. Snajperi model “Dragunov” është një armë prodhim rus dhe hetuesit dyshojnë se kjo armë përdoret nga vëllezërit Arbion e Alban Aliko, të cilët vazhdojnë të jenë personat më të kërkuar në Shqipëri.
Burimet thanë se një prej plumbave të këtij snajperi i mori jetën Ibrahim Bashës, kur furgoni me 6 efektivë të RENEA-s ishte në lëvizje në drejtim të qendrës së fshatit Lazarat. E njëjta predhë ka plagosur dy efektivët e tjerë, Jetmir Isai dhe Perlat Hamitajn që ndodheshin në sediljen e pasme. Ndërsa në furgon duket edhe një tjetër shenjë qitjeje me armë që duket se ka përshkuar mes për mes furgonin nga krahu i djathtë në të majtë, duke dalë në xhamin e pasmë.
Snajperi është një armë zjarri me precizon të lartë qitjeje. Kryesisht është i ndërtuar nga një armë me tytë të gjatë dhe më qytë për t’u mbështetur në sup, mbi të cilën është montuar një dylbi e shkallëzuar.
Dylbia është paralele me tytën e armës dhe qendra e shikimit të saj përputhet me vendin ku godet plumbi pas qitjes nga arma. Dylbia është e lëvizshme për të siguruar përputhjen e këndit të saj në lidhje me distancën, në të cilën ndodhet objektivi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/