Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Krimet e Rënda lënë në “arrest në burg” për Xhuliano Malo

27/06/2015
DOSJA/ Krimet e Rënda lënë në “arrest në burg” për Xhuliano Malo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Shkallës ë Parë e Krimeve ët rënda, ka lënë nën masën e sigurisë “arrest në burg pa afat”, 17-vjeçarin Xhuliano Malo, i akuzuar për ngjarjet e Lazaratit ku mbeti i varrë një oficer policie.
Adoleshenti u kap nga forcat RENEA me një automjet dhe një sasi municionesh në Lazarat.
Avokati Jetnor Manxhari kërkoi një masë më të lehtë sigurie, për shkak edhe të moshës. Avokati ka pretenduar se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e grupit të dyshuarve për vrasjen e oficerit të policisë, por se ka qenë, në mes të dy zjarreve. Sipas avokatit, Malo ka qenë thjesht transportues i armëve, municioneve dhe lëndëve narkotike, që dyshohet e po ua çonte shokëve ët tij, të akuzuar ëpr vrasjen e oficerit ët RENEA-s, Ibrahim Basha.
Xhulian Malo është sjellë në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes, 26 qershor dhe Prokuroria i ka kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda që 17-vjeçarit t’i caktohet masa arrest me burg, kërkesë që është lënë në fuqi nga gjykata.
Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që 17-vjeçari të jetë përdorur si karrem në mënyrë që forcat e RENEA -s të dalin zbuluar dhe të qëllohet mbi ta. Prokurorët besojnë se kurthi ndaj policisë kishte 6 muaj që po përgatitej nga autorët.
Sot, mësohet se nga ana e Prokurorisë është paraqitur pranë së njëjtës gjykatë edhe kërkesa për vlerësimin e masës së sigurisë për tre personat e tjerë të akuzuar për ngjarjet e Lazaratit, Klodian Selimi, Dervish Gaba dhe Elvis Boçi, të arrestuar sot në mëngjes nga polica.

Dosja e Prokurorisë në ngarkim të Xhuliano Malo

Sipas dosjes së Prokurorisë, së paraqitur sot në gjykatë, mësohet se, “Më datë 24. 06. 2015, në Prokurorinë për Krime të Rënda është bërë regjistrimi i procedimit penal nr. 176, të vitit 2015, për kryerjen e veprës penale ‘vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’ kryer në bashkëpunim, ‘vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ‘prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ në ngarkim të shtetasit Xhualiano Malo.
Rreth orës 09:00, nga forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit ‘RENEA’ ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë  këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është konstatuar një automjet ‘Benz’ i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xh. Malo.
Gjatë udhëtimit në drejtim të fshatit Lazarat të forcave të policisë, në kohen kur automjeti  me targa XX xxx AA, me forca të policisë të repartit ‘RENEA’ ndodhej në afërsi të vendit të quajtur ‘pularia’ në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmën mjekësore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.
Në vijim forcat e policisë, kanë bërë këqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xh. Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes ‘lino’ e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike ‘Kokainë’, ndërkohë që vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton ky shtetas ka qenë pjesë e grupit të armatosur, grup i cili dyshohet se kishin rreth 6 muaj që përgatitej pre te sulmuar dhe luftuar forcat e Policisë se Shtetit, me qellim rikthimin e gjendjes se mëparshme ne fshatin Lazarat, ku te krijohej mundësia për kultivuar lende narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se organizatorë të këtij grupi janë shtetasit Ar.  Aliko dhe Al.  Aliko”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.