Gjokë Gjinaj, mblesi i malazesëve për një nuse nga Lezha, i mori...

Gjokë Gjinaj, mblesi i malazesëve për një nuse nga Lezha, i mori peng për 20 mijë euro

111
0
Shares

Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Gjokë Gjinajt, i akuzuar se ka rrëmbyer dy shtetas malazezë, me qëllim marrjen e një shumë prej 20 mijë euro në këmbim të lirimit të tyre.

Ngjarja, ka ndodhur në Shëngjin në tetorin e 2013, kur dy qytetarë malazezë, Ivan B. dhe Momir SH. dhe kishin ardhur në Shqipëri për të takuar një grua shqiptare, me të cilën Ivani kishte menduar të njihej dhe të martohej.

Por, ky takim ka dështuar dhe i akuzuari Gjinaj, i cili është prezantuar si “vëllai” i gruas me të cilin kishin menduar të takoheshin, i rrëmbeu dhe kërkoi shumën e parave në këmbim të lirimit.

Pas rrëmbimit fillestar, i pandehuri Gjinaj ka liruar fillimisht shtetasin Momir, duke i kërkuar që të shkonte në Mal të Zi dhe të kthehej me shumën prej 20 mijë euro në këmbim të lirisë së kunatit të tij, Ivan.

Shtetasi Momir, pasi shkoi në Mal të Zi, njofton autoritetet policore atje për ngjarjen, të cilat vihen në kontakt me autoritetet shqiptare.

Pasi u vonua kryerja e pagesës, i pandehuri, duke krijuar dyshimin se mund të ishin njoftuar autoritetet policore, e ka liruar edhe shtetasin Ivan, ndërkohë që është fshehur gjatë gjithë hetimit ndaj tij.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Lezhës dërgoi çështjen për gjykim, ndërkohë që në dt. 25 qershor 2015, Policia ka arritur të arrestojë të pandehurin, i akuzuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, në rrethanë lehtësuese” në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 109/a dhe 25 i Kodit Penal.oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY