Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy shekujt e fundit kanë falimentuar 83 shtete

29/06/2015
Dy shekujt e fundit kanë falimentuar 83 shtete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duket qartë që nuk janë të pakta rastet kur vendet “ngrenë” flamurin e falimentimit, duke pasur parasysh këtu që rreth 83 shtete të botës përshirë edhe SHBA-në, Gjermaninë, Japoninë apo edhe Anglinë kanë rënë preh e krizave financiare si dhe pamundësisë së likuidimit …

Rënia përsëri në krizë financiare e Greqisë e cila është sot në plan të parë për botën na solli përsëri në mendje rëniet e vendeve të tjera më parë.
Sipas të dhënave të klasifikuara nga gazetari i Anadolu Agency (AA), në shekullin e 19-të nga 83 vende të cilat ranë në krizë financiare dhe në pamundësi likuiditeti ndaj borxheve të brendshme dhe të jashtëm, vetëm 4 shtete të zhvilluara arritën të dalin me sukses.
Katër shtetet në fjalë janë Australia, Zelanda e Re, Belgjika dhe Kanadaja. Ndërkohë që mes shteteve të cilat ngritën flamurin e falimentimit kishte edhe ekonomi të mëdha botërore.

SHBA-ja nuk i shpëtoi dot falimentimit
Edhe pse nuk dihet shumë, SHBA-ja që nga formimi si shtet deri në ditët tona ka rënë 5 herë në gjendje krize likuiditeti ku nuk ka mundur të shlyejë borxhet.
Rasti i parë i këtyre krizave të cilat zakonisht janë përjetuar për shkak të problemeve në sektorin bankarë ka qenë ajo e vitit 1790, ndërsa e fundit në vitin 1933.
Për këtë arsye disa ekonomistë mos pagesën e bonove të kursimit të shtetit të prillit dhe majit të vitit 1979 e vlerësojnë në kategorinë e rënies së likuiditetit dhe problemeve financiare.
Problem i dalë për shkak të mos rritjes së tavanit të borxhit  nga Senati Amerikan pas aprovimit të ligjit gjeti zgjidhje.
Por nga ana tjetër borxhi i brendshëm i cili pritet të kalojë prodhimin bruto në vitin 2039 mund të çojë SHBA-në në një falimentim apo në një rënie të likuiditetit financiarë.

Gjysma e Europës falimentoi
Përpjekjet e liderëve të Europës për të nxjerrë Greqinë nga kriza financiare është për shkak të përvojës së tyre vitet e fundit ku një numër i madh vendesh u gjenden përballë falimentimit.
FMN sipas një kërkimi mbi falimentimet dhe krizat financiare të vendeve të Europës nga vitet 1800 – 2012 thotë se 22 nga 47 vendet e Europës nuk i shpëtuan dot krizës financiare dhe falimentimit.
Për shembull Gjermania e cila është forca e katërt ekonomike në botë dhe e para e BE-së në vitet 1939 – 2015 ka kaluar 8 kriza financiare. Vend i cili për herë të fundit falimentoi në 1939 dhe 1948 ka arritur suksesin e sotëm për shkak të reformave shtrënguese.
Nga ana tjetër edhe Britania e cila gjendet në 5 ekonomitë më të mëdha në botë ka falimentuar 5 herë ku ajo e fundit ishte në vitin 1932.

Spanja dhe Austria e la pas Greqinë
Spanja është vend i cili ka falimentuar më shumë se çdo vend tjetër në BE. Ajo ka falimentuar gjithsej 9 herë ku 8 herë i përkasin shekullit të 19-të dhe një herë në shekullin e 20-të.
Spanjën e cila falimentoi për herë të fundit në 1939 e ndjek Austria me 7 falimentime dhe më pas Greqia me 7.
Por në rast të ndonjë mos marrëveshjeje me kreditorët  Greqia rrezikon të përjetojë falimentimin e 7.
Tani e gjithë bota është e inkuadruar në faktin se nëse Greqia do të mund të paguajë apo jo borxhin e FMN-së në kohë. Kohë kjo e cila përfundon më 30 qershor.
Portugalia me katër histori falimentimesh dhe Rumania me 3 ndiqen nga Franca, Danimarka, Holanda dhe Suedia të cilat kanë falimentuar nga një herë.

Oqeania,  i vetmi rajon që nuk ka asnjë vend të falimentuar
Në kontinentin aziatik 14 nga 47 vende janë përshirë në falimentim ku mund të përmendim dhe fuqi të mëdha ekonomike si Kina, India apo dhe Japonia.
Kina e cila po përparon për në vendin e parë të ekonomisë botërore ka falimentuar gjithsej 4 herë që nga viti 1800, ndërsa Japonia dy herë.
Ndërkohë në kontinentin afrikan ku uria dhe skamja është e pranishme kudo 22 vende nga 54 kanë rënë në kënetën e falimentimit.
Nga ana tjetër 14 vendet e Oqeanisë ku ndër të tjera mund të përmendet Australia, Zelanda e Re apo edhe vendet e Antarktidës janë vendet që nuk e kanë shijuar asnjëherë falimentimin.

Vendet Latine në krye të listës së falimentimeve
Vendet e Amerikës Latine janë në krye të listës për sa i përket problemeve financiare në 200 vitet e fundit.
12 vende të Amerikës Latine  të paktën një herë kanë falimentuar. Ndërsa në Amerikën e Veriut 13 nga 23 shtete për shkak të problemeve të likuiditetit dhe ato financiare të paktën një herë kanë shpallur falimentimin.
Krahas kësaj vendet të cilat kryesojnë për falimentim janë: Peruja, Venezuela, Ekuadori të cilat kanë falimentuar plot nga 10 herë. Ato i ndjekin Rusia, Brazili, Meksika, Uruguai, Kili, Kosta Rika dhe Spanja me nga 9 herë.
Ndërkohë që këto vende pasohen nga Argjentina me 8 falimentime, Kolumbia, Republika Dominikane, Guatemala, Paraguai dhe Austria vjen më pas me nga 7 falimentime secila. Pas tyre vjen Turqia, Greqia, dhe Nikaragua të cilat kanë falimentuar nga 6 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.