Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës do ta marrë frymëzimin nga Rama për ndërtimin apo ndryshimin e projekteve të mëdha disa nga të cilat u bllokuan përgjatë dy viteve të fundit nga qeveria.
Veliaj në daljen e tij të parë publike pas zgjedhjeve lokale tregoi ndryshimet që e presin qytetin përgjatë 4 viteve që do drejtohet nga socialistët. Përgjatë bisedës me gazetarin Carlo Bolino, në një format interesant tek A1 report, ai tha se do të marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës rreth mesit të muajit korrik ndërsa përshkroi disa prej projekteve dhe premtimeve të tij për Tiranën:
Për Piramidën: “Fati i piramidës është një projekt i ri që i gjithë ky park ka nevojë të ri rikonceptohet. Bashkë me piramidën dhe sheshi pas Hotel “Dajtit” të jetë pjesë e një parku të besimit ku të mbillet çdo pemë si një park unik. Piramida do të rehabilitohet si një qendër kulturore”.
Për Hotel Dajtin: “Kemi gjetur një konsensus me Bankën e Shqipërisë e cila është pronare e hotel Dajtit. Katet e sipërme të përdoren si zyra për BSH, ndërsa të poshtmet si holle të aksesueshme nga publiku”.
Për sheshin “Skënderbej”: “Nuk mund të jetë ky simbol që është sot. Të zgjidhim çështjen e unazës së vogël që kalon mbas Hotel Tiranës. Kur të zgjidhjet kjo atëherë mund të fillojmë punën në shesh. Nëse është shpëtuar një pjesë e projekti të mëparshëm atëherë do ta konsiderojmë. Është një zgjidhje që edhe nga Basha u konsiderua e përkohshme, kështu që na duhet një zgjidhje e përhershme”.
Për Bulevardin e Tiranës: “Edi kishte një plan fantastik. Projekti do t’i kthehet projekti fillestar. Do të vijojë me një park qendror. Duke zgjeruar lumin e Tiranës formohet edhe Shkronja T. Do të thelohet lumi i Tiranës që të banorët që kanë ndërtuar përreth lumit të mos përmbyten”.
Për stacionin multimodal: “Veç stacionit multimodal tek kthesa e Kamzës, edhe dy stacione të tjera multimodale. Një stacion për gjithë trafikun që vjen nga zona e juglindjes diku afër Saukut apo Farkës. Dhe për transportin qe vjen nga veriu një stacion tek rruga e Dibrës”.
Projeksione tw tjera:
“Hekurudha, kthejmë stacioni ne qender te qytetit
Tek zona te Zogu i Zi mbikalime dhe nënkalime
Moratorium për ndërtimet deri në planin urbanistik të Tiranës
Edhe rruga Myslym Shyri në pedonale
Unaza e Madhe përfundon brenda vitit
Kopshti Botanik do bashkohet me Kopshtin Zoologjik
Nuk do të lejohen ndërtimet te diga e Liqenit
Kemi planifikuar 10 shkolla të reja për Tiranën. 8 kopshte në zonat më të populluara.
Lokalet jo me muzikë pas orës 00:00
Aplikojmë gjelbërimin vertikal në pallate
Administratorë të licencuar për pallatet
Turizëm i realizmit socialist dhe turizëm fetar”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/