Kukës, sekuestrohen 8.5 tonë kafe kontrabandë, shoferi braktis ngarkesën

Kukës, sekuestrohen 8.5 tonë kafe kontrabandë, shoferi braktis ngarkesën

156
0
Shares

Sektori i antikontrabandës në Policinë e Kukësit ka sekuestruar një sasi të madhe kafeje, e cila kishte hyrë kontrabandë në vendin tonë përmes Kosovës.
Specialistet e Krimit Ekonomik mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Besmir Muja, 25 vjeç banues në fshatin Shtiqën, Kukës me automjetin e tij “Benz” furgon me targa AA 396 JK transportonte një sasi të madhe kafe  të futur kontrabandë, dyshohet nga Kosova me destinacion Tiranën, kanë ndërhyrë për të bllokuar automjetin e dyshuar.
Policia e ka shpallur në kërkim për veprën penale të “kontrabandës me mallra të akcizës”, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e kafes dhe mjeti me të cilën po transportohej ngarkesa kontrabandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY