Një avion me energji diellore në fluturim historik

Një avion me energji diellore në fluturim historik

68
0
Shares

Një avion zviceran që ushqehet me energji diellore përfundoi një fluturim historik përmes Oqeanit Paqësor, nga Japonia për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të bëjë tani një numër ndalesash.
Avioni i quajtur Solar Impulse 2 pilotohet nga zvicerani Andre Borschberg, njëri prej konstruktorëve të tij. Me kalimin e Oqeanit Paqësor, që ishte faza më e gjatë e udhëtimit, Borschberg, theu rekordin e amerikanit Steve Fossett. Avioni zbriti të premten në Havai të premten duke thyer rekordin ekzistues pas një fluturimi prej 120 orësh.
Avioni do të niset tani për një qytetin Finiks të Arizonës dhe është në plan që të bëjë ndalesa edhe në Nju Jork, para se të kapërcejë Oqeanin Atlantik me destinacion Abu Dabin në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përmbushur një ëndërr që u lindi inxhinierëve 10 vjet më parë. Solar Impulse 2 është  planifikuar të arrijë në Gjirin Persik në fund të korrikut, ose në fillim të gushtit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY