Në 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës liderët botërorë përkujtojnë 8 mijë...

Në 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës liderët botërorë përkujtojnë 8 mijë viktimat

66
0
Shares

20 vjet më parë në Srebrenicë, zonë në atë kohë nën tutelën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u konsumua masakra më e egër në Europë që nga koha e nazismit. Nga 11 korriku 1995, brenda pak ditësh serbo boshnjakët e Ratko Mlladic dhe tigrat e Arkanit të Zeljko Raznatovic masakruan 8 mijë muslimanë boshnjakë shumë prej të cilëve dhe sot e kësaj dite gjenden në varre të përbashkëta. Jo të gjithë përgjegëjsit e masakrës janë vënë para drejtësisë.
Sot, rreth 50 mijë persona morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave, në memorialin dhe varerzat e Potoçarit, në Bosnjen lindore. Ditët e fundit u organizua dh një marshim për pqen nëpërmjet pyjeve ku banorët e Srebrenicës u përpoqën të arartiseshin nga spastrimi etnik i ushtarëve.
bil-klinton-3-620x350Në shtegun e lotëve kanë qenë të pranishëm autoritete të rëndësishme nga i gjithë globi, si ish presidenti amerikan Bill Klinton, dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt. Ndërkohë të pranishëm kanë qenë edhe presidentët e sllovenisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe kryeministrat e Turqisë dhe Serbisë. Mbretëresha Nor e Jordanisë, princeshë Ana e Britanisë së Madhe si dhe ministra të jashëtm të vende të ndryshëm. Ministri ijashtëm i Kosovës Hashim Thaci nuk ëshët lejuar të udhëtojë në Bosnje pasi i është komunikuar se është person i padëshirueshëm. Për shkak të pranisë së personaliteteve të rëndësishme janë marrë masa specuiale sigurie si dhe është prgatitru një plan evakuimi.
vucic-srebrenica-mondo-22Shifrat zyrtare të genocidit të ndodhur në Ish Jugosllavi flasin për 8372 të vrarë, por numri nuk është i konfirmuar. Jo të gjithë trupat janë gjetur, ndërsa gjatë ceremonsië sotme janë varrosur eshtrat e 136 viktimave të identifikuara nëpërmjet testit të ADN-së një vit më parë. Aktualisht janë 6241 personat që prehen në këtë varrezë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY