Marrëveshja destinuar dhënies fund të 12 viteve tensione rreth programit bërthamor iranian u arrit zyrtarisht sot në Vjenë mes Iranit dhe fuqive të mëdha, njoftoi në mesditë shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në rrjetin social Tëitter.
“Ne kemi marrëveshje”, deklaroi ajo duke nënvizuar se negociatat kishin përfunduar.
Kjo marrëveshje u arrit në përfundim të 21 muajve bisedimesh dhe 18 muajve bisedimesh të vështira në kryeqyetin austriak, një prej raundeve më të gjata të këtij lloji që prej çerek shekulli.
Në një fjalim që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni iranian, presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti nënshkrimin e një marrëveshjeje për programin bërthamor mes Iranit dhe vendeve të grupit 5 + 1 duke konfirmuar se kjo tregon efikasitetin e diplomacisë.
Obama, i cili nënvizoi se kjo marrëveshje do të bazohet në verifikime dhe jo në besim, premtoi se do të vendoste veton nëse Kongresi kundërshtonte këtë marrëveshje.
“Marrëveshja për programin bërthamor iranian tregon se diplomacia amerikane mund të sjellë ndryshime reale dhe domethënëse”, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama.
“Në sajë të kësaj marrëveshjeje, komuniteti ndërkombëtar do të jetë në gjendje të sigurohet se Republika Islamike e Iranit nuk do të zhvillojë një armë bërthamore”, shtoi ai.
“Kjo marrëveshje nuk është e bazuar në besim. Ajo është e bazuar në verifikime. Inspektorët do të kenë një akses 24 orësh në 24 qendrat bërthamore iraniane kryesore”, shtoi Obama në një deklarate zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti, Joe Biden.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/