Elvana Gjata ka lançuar videoklipin e saj më të ri “Love Me”. Kënga e realizuar së fundmi vjen në bashkëpunim me këngëtarin Bruno, një këngë e cila është mirëpritur nga fansat e këngëtares. Videoklipi është regjistruar në Prizren, por ajo që e veçon këtë videoklip është regjistrimi përmes telefonit. Në rrejtin e saj Instagram, Elvana Gjata shkruan: “Me telefon ndajmë gëzime, suksese, qeshim, qajmë, ndonjëherë edhe shajmë, por më së shumti ndajmë dashuri… me pak fjalë të gjithë jetën tonë! Andaj vendosa që këtë video ta bëj pikërisht me telefon. Shijojeni”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/