Kreditori më i madh i shtetit grek, FMN ka kritikuar marrëveshjen mes Greqisë dhe Eurozonës. Kjo për shkak se borxhi publik i Greqisë është “tërësisht i paqëndrueshëm” dhe për këtë arsye duhet më shumë lehtësim.
Redaktori ekonomik pranë BBC, Robert Peston, në analizën e tij thotë se Greqia i detyrohet mbi 10 për qind të borxhit të saj FMN-së. Ajo tashmë ka kaluar dy afatet për shlyerjen e tyre dhe është vendi i parë i BE-së që ka bërë një veprim të tillë. Gjithashtu, Peston vë në dyshim vlefshmërinë e reformave të kërkuara nga Eurozona dhe miraton ato kushte të shkruara në letër, për të cilat populli grek ka kundërshtuar aq shumë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/