DEBATET NË KUVEND/ Projektligji për “Arsimin e Lartë”, opozita dhe mazhoranca në...

DEBATET NË KUVEND/ Projektligji për “Arsimin e Lartë”, opozita dhe mazhoranca në llogore kundër njëra-tjetrës

58
0
Shares

Rikthehen debatet në Kuvend. Këtë herë, debatet kanë qenë për projektligjin për Arsimin e Lartë, për miratimin e mundshëm të të cilit, opozita akuzoi mazhorancën se po shkel rregulloren me përfshirjen e tij në rendin e ditës.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka tha se projektligji për Arsimin e Lartë, nuk duhet të ishte në rend dite.
Ka replikuar kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se projektligji për Arsimin e Lartë, është depozituar në Kuvend më 10 prill duke e akuzuar opozitën se nuk ka dhënë kontributin për këtë projektligj.
Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar ët PS-së, kryeministri Edi Rama urdhëroi deputetët e kësaj partie që ta miratojnë në mbledhjen e 16 korrikut projektligjin e Arsimit të Lartë.
Në përfundim të debateve në Kuvend, ndërsa opozita kërkonte shtyrjen e miratimit të këtij projektligji deri seancën e ardhshme, të enjten në 23 korrik, Gramoz Ruçi,, ishte dakord për shtyrjen deri të hënën e javës që vjen.
Ka qenë Ilir Meta, kreu i Kuvendit, i cili ka lajmëruar thirrjen e Konferencës së kryetarëve, sot në orën 11.30, për të diskutuar dhe vendosur për “fatin” e projektligjit për Arsimin e Lartë.

Debatet e sotme në Kuvend


Edi Paloka – Zoti kryetar sot ju keni futur në rend të ditës në pikën 5 “Projektligjin për arsimin e lartë”. Në bazë të rregullores neni 70 pika 4, i cili thotë raporti i komisionit përgjegjës dhe mendimet e komisioneve të tjera shumëfishohen dhe u shpërndahen deputetëve dy ditë para datës së shqyrtimit në Kuvend sipas dijenisë sonë ky projektligj ka përfunduar shqyrtimin në Komisionin e Medias sot në mëngjes, në orën 01.00 të mëngjesit. Ky projektligj është mbyllur vetëm sot dhe as bëhet fjalë që të ketë jo raport komisioni por edhe komisionet e tjera nuk e kanë shqyrtuar atë. Deputetët e PS në Komisionin shëndetësisë nuk kanë qenë të pranishëm dhe nuk kanë shkuar qëllimisht, dhe kërkoj që ta hiqni rendin e ditës sepse nuk përmbush këtë pikë të rregullores.
Ilir Meta – Rendin e ditës nuk e bëj unë. Ne e bëjmë të gjithë së bashku që kur bëjmë programin, në përputhje me ecurinë e punës së komisioneve.
Gramos Ruçi – Ky projektligj është depozituar në parlament në 10 prill dhe ka qenë në axhendën e komisioneve nga ajo kohë. Është vënë re që dy komisione që drejtohen nga opozita, ai i arsimit dhe ai i çështjeve sociale nuk kanë qenë të preokupuara për të përmbushur detyrën e tyre për katër muaj rresht. Komisioni i Çështjeve Sociale, e ka kërkuar vet kryetarja që të ishte objekt i shqyrtimit dhe në këtë komision, Konferenca e Kryetarëve e ka kaluar për shqyrtim por prej katër muaj rresht nuk është zhvilluar asnjë mbledhje nga ky komision. Opozita nuk është interesuar për të dhënë kontributin e vet për reformën në arsim por është interesuar për ta bllokuar. Nuk jemi votuar për të mos zhvilluar reformën e arsimit. Nuk është përgjegjësi e Kuvendit që kolegët opozitarë të bëhen bllokues. Kishin gjithë kohën e domosdoshme prej katër muajsh nuk kishin ligj më të rëndësishëm së ky për ta shqyrtuar. Pavarësisht kritikave unë mendoj se Komisioni i Arsimit ka bërë një punë të admirueshme që ka zhvilluar një maratonë të tërë seancash dëgjimore me grupet e interesit. Sigurisht dhe formalisht kreu i grupit parlamentar të opozitës ka të drejtë kur e trajton, por këtu nuk jemi formalisht për të bllokuar reformat. Ne jemi të gatshëm ta diskutojmë. sigurisht diskutimet në mënyrë shteruese janë zhvilluar në komisionet e posaçme.
Genc Pollo – Kjo periudhë ka koinçiduar me fushatën e zgjedhjeve vendore dhe s’ka mundur të shqyrtohet në Komisionin e Medias për një kohë të gjatë. Problemi është me ndjeshmërinë që ka ky ligj. Ishte fizikisht e pamundur për komisionin që të bëhej në një periudhë të tillë të shkurtuar. Dje kemi pasur një mbledhje shumë të gjatë dhe një mbledhje të veçantë në historinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të periudhës pluraliste, e cila ka mbaruar rreth orës 03.00 të mëngjesit, ku kemi diskutuar me shumë vëmendje disa nene të ligjit. Ju keni thënë shprehimisht: Le ta vëmë në këtë datë dhe po nuk pati mbaruar do shtyhet siç bëhet me të gjitha projektligjet.
Musa Ulqini – Tani ne jemi në diskutimin nen për nen, nën shqyrtimin nen për nen. Shqyrtim dhe votim. Shqyrtim dhe nuk vihet theks te diskutimi. Pra, nuk është korrekte nga pikëpamja e procedurës që ne këtu të rrimë tri orë duke diskutuar në parim se sa e rëndësishme është kjo çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY