Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI I FSHEHTË/ Qeveria super rroga, 1 milion lekë shtesë çdo muaj, ja kush përfiton

18/07/2015
VENDIMI I FSHEHTË/ Qeveria  super rroga, 1 milion lekë shtesë çdo muaj, ja kush përfiton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vendim bie në sy se, shtesa e pagës prej 100 mijë lekë (të reja) duhet të miratohet nga DAP-i dhe drejtori i Legjislacionit në kryeministri, ndërkohë që vetë ky i fundit figuron në listën e përfituesve të shtesës.

Qeveria në fshftësinë më të madhe, ka marrë njëvendim jo më larg se dy javë më parë, sipas të cilit, “shpërblen” me 1 milion lekë (të vjetra) çdo muaj, 136 nëpunës që do të merren me procesin e integrimit në administratën publike. Vendimi i qeverisë është miratuar miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, i cili përcakton kategoritë e punonjësve të administratës publike, që veç pagës së tyre mujore, do të marrin që prej datës 1 shtator 2015 edhe një ‘shtesë’ në masën 100 mijë lekë (të reja).
Së bashku me pagën mujore, super-rroga e këtyre nëpunësve shkon edhe më e lartë se sa e vetë ministres së Integrimit apo ministrave të tjerë. Sipas “GSH”, burimet  bëjnë të ditur se qëllimi është që të afrohen në këtë proces (përafrim legjislacioni) njerëz të aftë, të rinj të shkolluar jashtë vendit, që kanë njohuri të integrimit evropian.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2015 do të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion. Ai fillon zbatimin më 1 shtator 2015. Në vendim bie në sy se, shtesa e pagës prej 100 mijë lekë (të reja) duhet të miratohet nga DAP-i dhe drejtori i Legjislacionit në kryeministri, ndërkohë që vetë ky i fundit figuron në listën e përfituesve të shtesës.
Sipas asaj që është sqaruar nga qeveria, bëhet fjalë për nëpunës që do të jenë pjesë e rrjetit të njësive të integrimit evropian dhe rrjetit të njësive të hartimit të legjislacionit. Këto struktura do të jenë garantet për qasjen që do të ndjekë Shqipëria në hapat e mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian. Dhënia e një mase të tillë shpërblimi, sipas burimeve nga qeveria, bëhet në mënyrë që të sigurohet një nivel sa më i lartë profesional i specialistëve që do të angazhohen pranë këtij rrjeti.

Përfituesit

• Nëpunësit në njësitë e integrimit evropian dhe ata të menaxhimit të fondeve IPA në ministritë e linjës, Nëpunësit e ngarkuar me përafrimin e legjislacionit dhe programimin e monitorimin e asistencës së BE-së në Ministrinë e Integrimit Evropian
• Nnëpunësit e ngarkuar me hartimin e legjislacionit në ministritë e linjës
• Nëpunësit në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë
• Drejtori i Departamentit të Legjislacionit në Kryeministri
• Nëpunësit e ngarkuar me hartimin e legjislacionit në njësinë e legjislacionit dhe akteve të Këshillit të Ministrave në Kryeministri
• Nëpunësit, të cilët janë ngarkuar me integrimin dhe hartimin e akteve ligjore e nënligjore (jo më shumë se 3 nëpunës) në Departamentin e Administratës Publike përfitojnë bonus në masën 100.000 lekë në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.