Profesori rus “rikthen” stalinizmin, nxënësit nuk hezituan të denonconin prindërit e tyre

Profesori rus “rikthen” stalinizmin, nxënësit nuk hezituan të denonconin prindërit e tyre

74
0
Shares

Në Rusi një profesor historie ka dashur të tregojë nxënësve të tij se si jetonin prindërit e tyre në epokën sovjetike me një detyrë paksa speciale: të denoncosh të afërmit

Aleksandër Fokin profesor i historisë në Chelyabinsk në Rusi ka vendosur të testojë një metodë të re të mësimit me shembuj. Pasi u ka lexuar nxënësve shembuj autentike të denoncimeve që datonin të kohës staliniane, Profesori u ka kërkuar nxënësve që të riprodhonin këto histori në kohën e tanishme duke denoncuar njërin nga prindërit e tyre.
Vetëm njëri nga 16 gjimnazistët e profesorit refuzoi që të ndiqte porosinë. Të tjerët kanë akuzuar të afërmit e tyre me të gjitha fjalët, akuza nga me të ndryshme dhe nga më të çuditshmet. Si p. sh:, ka shume libra gjermanisht në shtëpi, duhet të jetë një spiun gjerman etj… Ndërkohë që shumë njerëz kanë akuzuar profesorin si antisovjetik.
Profesori ka bërë publike historinë e tij në rrjetet sociale duke cituar disa nga letrat e akuzave që kishin skhruar nxënësit e tij. Por iniciativa e tij nuk i ka bërë për të qeshur rusët të cilët e kanë akuzuar profesorin se po tallet me historinë apo se po vë në rrezik fëmijët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY