Kriza në Greqi, piloti grek ul F-16 në Turqi për të tërhequr...

Kriza në Greqi, piloti grek ul F-16 në Turqi për të tërhequr para në bankomat

58
0
Shares

Piloti grek Homere Sipostopoulos ka ulur avionin e tij luftarak F-16 në Turqi vetëm për të tërhequr para në bankomat duke u kthyer më pas sërish në bazë

Piloi grek ishte duke patrulluar me avion mbi ishullin grek Samos, në Egje, ku papritmas ai ndryshoi kurs drejt një aeroporti të braktisur në qytetin Soke, vetëm tre kilometra larg provincës perëndimore Aydin, në Turqi.
Pasi është ulur në pistë, që dikur përdorej për fluturime trajnuese ushtarake, piloti e ka fshehur avionin në një hangar.
Sipostopoulos i është drejtuar më pas qendrës së qytetit Soke në këmbë ku ka tërhequr 2 mijë euro nga tre bankomate të ndryshme.
Me 2 mijë euro në duar, piloti ka marrë avionin dhe është kthyer në aeroportin “Nea Anchialos” në Greqi.
Pas incidentit, qeveria turke i dërgoi një notë proteste Athinës zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY